Kampioni që fali mbretëreshën për një ushtar
Sun 27 May 2012 - 18:42
Albina Hoxha
Ka filluar të luajë shah që në moshën 6-vjeçare. Sot, në moshën 21 vjeçare, Llambi Pasku sapo ka fituar titullin kampion në kampionatin kombëtar të shahut, i cili për nëntë ditë me radhë u zhvillua në Tiranë. I riu nga Roskoveci grumbulloi më shumë pikë mes 65 pjesëmarrësve të cilët u përballën mes tyre me sistem zviceran.
Pasion familjar
Shahun ia ka mësuar babai. Kur ishte i vogël babai e ndihmonte duke i falur edhe mbretëreshën, torrën apo kalin. “Babi mësoi dhe motrën dhe mua. Nganjëherë kur luaja me motrën, babai na thoshte se fituesit do t’i jepte edhe një çmim në vlerë monetare, por qëllimi i tij ishte që ne të aftësoheshim”, – tregon Llambi Pasku për “Trup e Shpirt”.
Ishte 12 vjeç kur mori pjesë në turneun e parë dhe për pak kohë u shpall kampion i të rinjve të Shqipërisë. Arriti ta mbante këtë titull për tre vjet rresht, por ndërkohë rrëmbente çmime të njëpasnjëshme. Ishte vetëm 19 vjeç kur u shpall kampion i të rriturve në Rapid, një lojë e shkurtër vetëm 20 minuta.
Asnjë humbje
“Kampionati ishte shumë i fortë. Kishte shumë rivalë, kundërshtarë shumë të fortë. Deri në turin e fundit hasa shumë vështirësi. Pastaj e mora veten shumë mirë”, – shprehet kampioni. Fitoi pa asnjë humbje, ndërsa pjesëmarrësit ishin emra të njohur dhe mjeshtra të shahut. Ishte përgatitur gjatë. “Por që do fitoja pa asnjë humbje, nuk e prisja, ishte një surprizë e madhe për mua”, -shprehet i entuziazmuar 21-vjeçari. Në gusht, në Olimpiadën Botërore, në të cilën luajnë lojtarët më të mirë të të gjitha vendeve, do shkojë si përfaqësues i Shqipërisë.
9 lëvizje
Në këtë kampionat ku u shpall kampion fitorja më e bukur dhe që i ka ngelur në mendje, ishte fitorja në një lojë të cilën të gjithë mendonin se do të humbiste: “I kisha llogaritur të gjitha lëvizjet. U çuditën sepse unë i fala kundërshtarit damën (mbretëreshën) për një ushtar të thjeshtë, por atyre nuk u vajti në mendje që pas nëntë lëvizjesh do ta zija mat! Kjo ishte një ndër lojërat më të bukura që kam luajtur dhe që më ka ngelur në mendje, por jo vetëm mua, të gjithë atyre që e panë, ishte një kombinacion i paharruar”, – shpreh krenari për veten Pasku.
Idhull, babai
Trajneri i tij vazhdon të mbetet babai. “Babi im ka qenë kampion Shqipërie. Prandaj diti më së mirë se si të ma përcjellë edhe mua pasionin për shahun. Më ka mësuar shumë gjëra dhe për këtë i jam shumë mirënjohës. Është edhe idhulli im si shahist” – thotë i riu.
Tani kanë ndryshuar pozicionet. Në 5 lojë katër i fiton djali. Ka ndodhur siç thuhet, që nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi. “Më parë ndihej keq, ishin fitoret e mia të para, ndërsa tani është mësuar dhe nuk e ka problem” – buzëqesh kampioni.
Emri: Llambi Pasku
Mosha: 21 vjeç
Vendlindja: Roskovec
Vendbanimi: Fier
Arsimi: I mesëm
Kuriozitete
Origjina
Origjina e vërtetë e lojës së shahut është akoma e panjohur dhe misterioze. Shumica mendon se është zhvilluar fillimisht në hapësirën indo-persiane
Si erdhi
Shahu mbërriti në Europë rreth vitit 1000 nga vendet arabe. Organizimet morën format e para zyrtare në shekullin XV në Itali dhe Spanjë
Kampioni
Ëilhelm Steinitz u shpall në 1886 pas një ndeshje me Johannes Zukertort, kampioni i parë i botës, titull që konsiderohet edhe sot më prestigjiozi
Federata
Shahu është një nga lojërat më popullore në botë. Ndeshjet zyrtare organizohen nga Federata Ndërkombëtare e Shahut, e krijuar në 1924.
Dyzimi
Nga viti 1993 deri në 2006 u zhvilluan dy kampionate botërore paralele shahu dhe shpalleshin çdo vit nga dy kampionë. Në 2006 u unifikuan

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Kampioni që fali mbretëreshën për një ushtar
Sun 27 May 2012 - 19:06
Suksese i nderuar Llambi Pasku
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi