Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vrau nga pakujdesia këngëtaren Emmy, Aziz Kelmendi kërkon mëshirë në gjykatë Empty Vrau nga pakujdesia këngëtaren Emmy, Aziz Kelmendi kërkon mëshirë në gjykatë

Wed 8 Jun 2011 - 20:11
TIRANE – Biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi kërkoi sot mëshirë në gjykatën e Tiranës ku ka nisur procesi gjyqësor për vdekjen e këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me emrin artistik, Emmy.
“I jap ngushëllime familjes, nuk hyj në detaje për lidhjen time me Emmyn pasi e di se do të jetë e rëndë për ta, humbjen e saj e kam vuajtur dhe unë, kam pasur lidhje me viktimën dhe kam pasur kontakt të vazhdueshëm me vëllain e saj. Nuk ka qenë vrasje por aksident”, deklaroi biznesmeni në gjykatë.
Ai kërkoi mëshirë nga trupi gjykues duke deklaruar se nuk ka dashur kurrë ardhjen e pasojave që shkaktoi ngjarja.
Në seancën e sotme, Gjykata pranoi kërkesën e Kelmendit dhe avokatit të tij për gjykim të shkurtuar. Po kështu, gjykata deklaroi se do të veçohet kërkesa e familjes për dëmshpërblim.


I MEPARSHEM: Lajmifundit – Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dose penale ndaj biznesmenit kosovar Atziz Kelmendi ndaj të cilit është hequr akuza për vrasje me dashje dhe është ngritur akuza për vrasje nga pakujdesia.
Biznesmeni ishte arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje të këngëtares, por nga hetimet e prokurorisë akuza është klasifikuar ndryshe tashme duke lehtësuar pozitën e biznesmenit në fjalë.
Në dose e dërguar në gjykatë prokuroria ka vendosur deklarime të nëntë personave përfshi edhe vetë biznesmenin por edhe shtetas të tjerë që kanë qenë në dijeni të ngjarjes së ndodhur më 27 shkurt pas mesnate tek pub Venue në Tiranë.
Më poshtë publikohet versioni i parë i ngjarjes i relatuar nga prokuroria në gjykatë gjatë caktimit të masës së sigurisë ndaj Aziz Kelmendit.
Pershkrimi i ngjarjes:
I dyshuari Aziz Kelmendi në orët e natës së dt 27.02.2011 ka qënë në shoqërine e mikeshës së tij shtetases Persida I. me të cilën ka një lidhje dashurie të kohëve të fundit në ambientet e Pub “Venue” në Tiranë. Në këto ambiente (rezulton deri ne kete fazë të hetimit )të ketë qënë edhe viktima e ndjera Elsina Hidersha e cila ka patur lidhje biznesi dhe njeherazi intime me të arrestuarin Aziz Kelmendi për nje periudhë kohe 2 vjecare.
Natën e ngjarjes i dyshuari Aziz , si ka ardhur ne dijeni të faktit se në të njetin Pub ku ndodhej ai me Persidën ishte edhe viktima Elsina, rreth orës 01:45 minuta ka dalë së bashku me shoqëruesen e tij shtetasen Persida I. dhe ka hipur ne automjetin e tij i cili ka qëne i parkuar në afërsi të hyrjes së Pub Venue. Në këtë moment tek dera e makinës së të dyshuarit ka konstatuar se është afruar viktima Elsina e cila ka tentuar të hapë derën e shoferit, derë të cilën i dyshuari e kishte siguruar nga brenda, ndaj ajo nuk ka mundur ta hapë. Elsina dyshohet të ketë komunikuar me të dyshuarin duke i kërkuar të hapte derën dhe të sqaroheshin me njeri-tjetrin. I dyshuari Aziz ka hapur xhamin e makinës dhe shtetasja Persida e cila ndodhej ne vendin e parë të pasagjerit në makinën e të dyshuarit i ka kërkuar të largohej se nuk kishin pune me të. Viktima e acaruar nga veprimet e të dyshuarit dhe shoqërueses së tij është kapur fort me të dy duart tek xhami i makinës. Dyshohet se pas këtij moment i dyshuari Aziz ka ndezur makinen dhe ka filluar të levizë duke rritur shpejtësine e lëvizjes panvarësisht se e demtuara vazhdonte të qëndronte e varur ne xham të makines së tij. Kjo situatë dyshohet të ketë zgjatur rreth 50 metra distancë pas së cilës për shkak te shpejtesisë së makines që drejtonte i dyshuari dhe frenimeve te tij ajo është rrezuar e plagosur rëndë. Panvarësisht thirrjeve te shoqërueses së tij në makinë për të ndalur makinën , apo për tu kthyer dhe parë çfarë kishte ndodhur i dyshuari Aziz nuk ka ndaluar, por ka vazhduar te largohet me shpejtesi deri tek shtepia e Persidës. Ai ka lënë këtë të fundit ne shtëpi dhe më tej është kthyer sërisht ne vendin e ngjarjes, ku edhe është arrestuar nga Forcat e Policisë.
Në deklarimet e dhëna në cilësine e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet i arrestuari ne flagrance Aziz Kelmendi ka pranuar faktin se njohja e tij me viktimën daton nga muaji korrik i viti 2009 pasi viktima ka punuar si këngetare tek lokali i tij diskoteka “FullHouse” në Prishtinë Kosove. Gjatë kësaj periudhe ai ka patur lidhje intime me viktimen lidhje e cila ka zgjatur deri një muaj më parë, por panvarësisht nga kjo ata vazhdonin te takoheshin sërisht bashke. Natën e ngjarjes në “Pub Venue” i dyshuari si ka marrë disa thirrje telefonike dhe sms nga viktima ka dalë përjashta dhe me të hipur në makinë i ka dërguar një sms viktimës ku i kërkon të dilte përjashta tek makina të merrte kartën e telefonisë që e demtuara kishte porositur sipas të arrestuarit. Midis tij dhe viktimes janë shkembyer fjalë fyese, viktima është kapur pas xhamit te makinës së tij të bllokuar dhe i arrestuari për ti shpëtuar konfliktit të tij me viktimën dhe shoqëruesen e tij ka ndezur makinen dhe ka filluar të ecë me ngadalë, pas disa metrash ka konstatur se Elsina ishte shkeputur nga makina. Ai sqaron se nuk ka parë momentin si ishte dëmtuar viktima. Ai është larguar dhe është kthyer sërisht në vend ngjarje pasi ka përcjelle mikeshën e tij.
Shtetasja Persida I. në deklarimet e dhëna sipas procesverbalit dt 27.02.2011 ka parashtruar të njëtën fabul të ngjarjes së kësaj date, ajo ndër të tjera ka deklaruar se i ka këruar të arrestuarit Aziz të kthente mbrapa makinën, apo ta ndalonte atë por i dyshuari nuk ka ndaluar, ka vazhduar lëvizjen e mjetit duke i premtuar se do të kthehej pasi të çonte në shtëpi këta shtetase.
I pyetur në cilësine e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit shtetasi A.S. roje i parkingut të Pub “Venue” në Tiranë, ka deklaruar midis të tjerave se makina tip “Touareg” me ngjyrë blu të errët me targa Kosovë, ka dalë nga parkingu me shpejtësi të madhe duke ecur dhe frenuar me shumë forcë aq sa dukej sikur makina ulërinte nga shpejtesia. Në këtë kohe ai ka konstatuar një vajzë të shtrire në tokë dhe të gjakosur. Drejtuesi i mjetit nuk e ka ulur shpejtësine por e ka shtuar atë duke u larguar me shpejtësi. Ai ka njoftuar policinë e cila ka ardhur dhe ka marrë vajzën e plagosur për ta dërguar në spital. Pas rreth 10 minutave është kthyer ne vendin e ngjarjes drejtuesi i mjetit “Touareg”, i cili u ndalua nga policia.
Në këto kushte është arrestuar në flagrancë i dyshuari Aziz Kelmendi i dyshuar se ka konsumuar vepren penale te “vrasjes nga pakujdesia” të mbetur ne tentativë, parashikuar nga nenin 76-22 i K.Penal, në dëm të shteases Elsina Hidersha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi