Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Alkimisti
Alkimisti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 3685
<b>Hobi</b> Hobi : tegjitha ngapak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : nenqellin e hapur
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/05/2011

Pas stuhive, Shqipëria goditet nga tërmetet Empty Pas stuhive, Shqipëria goditet nga tërmetet

Fri 10 Jun 2011 - 0:50
Pas stuhive, Shqipëria goditet nga tërmetet 11111dxx

Publikuar: 09.06.2011 - 21:49

Tiranë, 9 qershor - Nata e kaluar nuk ka kaluar e qetë për shqiptarët, pasi në të gdhirë të ditës së sotme shkrepëtima dhe rrufe kanë alarmuar banorët e Tiranës, por edhe të disa qyteteve të tjera. Si pasojë e tyre ka pasur edhe ndërprerje të energjisë, por edhe përmbytje në zona të veçanta, ku në kundërshtim nga herë të tjera, forca e tyre dhe zhurma e shkaktuar nga vetëtima e bubullima e ka trazuar gjumin e qytetarëve.

Por, nuk ka mbaruar me kaq… edhe pasditja e së enjtes nuk ka kaluar lehtë dhe sërish kanë qenë efektet e natyrës.

Në qytetin e Beratit dhe atë të Fierit janë regjistruar tërmete, ku epiqendra mendohet të ketë qenë në qytetin e Beratit, ku banorët e zonës janë shqetësuar nga lëkundjet e shënuara, por që fatmirësisht kanë zgjatur vetën pak çaste, duke mos shkaktuar dëme materiale apo në njerëz.

Raportohet që intensiteti i tërmetit të ketë qenë 4 ballë i shkallës Rihter, ndërsa pritet konfirmimi nga sizmologët.

Në ditët në vijim meteorologët pohojnë se temperaturat e larta do të karakterizojnë vetëm pjesën e parë të ditës, ndërsa në pjesën e dytë të saj gjithçka pothuajse do të ndryshojë.

Sipas shërbimit meteorologjik MeteoAlb, e premtja do të nisë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore dhe vijën bregdetare, por me vranësira dhe shira të dobët do të nisë dita në zonat lindore të Shqipërisë, transmeton NOA.

Alkimisti
Alkimisti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 3685
<b>Hobi</b> Hobi : tegjitha ngapak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : nenqellin e hapur
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/05/2011

Pas stuhive, Shqipëria goditet nga tërmetet Empty Re: Pas stuhive, Shqipëria goditet nga tërmetet

Fri 10 Jun 2011 - 0:57
dje ne oren 18 ne mbrëmje ka ra shum shi vetima bubullima

por dikur bije edhe kokerr qe vetures time ja theu gjamin e perparem edhe ja beri 13 shënja kokrra qe rae po perfat mua nuk me zuri ne makin
kaapas edhe shum makina tjera te domtuara
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi