Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Prishtinë, ngel në provimin e Juridikut, studenti kanos profesorin Empty Prishtinë, ngel në provimin e Juridikut, studenti kanos profesorin

Sat 11 Jun 2011 - 1:51
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një kumtese ka bërë të ditur se “menjëherë pas marrjes së informatës se i pandehuri Agim Pllashniku ka kërcënuar asistentin e lëndës “Organizatat Ndërkombëtare” të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Prokuroria Komunale në Prishtinë, ka urdhëruar Policinë e Republikës së Kosovës që ta arrestoj të dyshuarin dhe ka ushtruar propozim akuzë, për veprën penale, Kanosje nga neni 161 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së.
Në propozim akuzë është propozuar që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit.
I pandehuri Agim Pllashniku dyshohet se më 7 qershor 2011, rreth orës 18:00, në Amfiteatrin e Vogël të Fakultetit Juridik, pasi nuk e kishte kaluar provimin nga lënda “Organizatat Ndërkombëtare”, ka kërcënuar seriozisht asistentin e lëndës, Bardhyl Hasanpapaj, tek i cili ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të pasigurisë”, thuhet në këtë kumtesë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi