Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Puthja, pa e provuar, nuk e di çfarë është! Empty Puthja, pa e provuar, nuk e di çfarë është!

Sat 11 Jun 2011 - 12:00
Puthja transmeton ndjenjat e tua në personin tjetër dhe mosha e adoleshencës është faza e jetës së njeriut kur më së shumti është kureshtar për ta provuar puthjen.

Edhe pse adoleshentët në shtetet perëndimore, puthjen e konsiderojnë si diçka e cila duhet të provohet qysh në moshën më të hershme, dhe që nuk është problem për ta për ta pranuar publikisht, tinejxherët tanë janë mjaftë të ngurtë për të biseduar rreth puthjes së tyre, madje pjesa dërmuese e tyre thonë të mos ta kenë provuar akoma puthjen. Ndoshta e kanë provuar por ngurrojnë apo u vjen turp ta thonë këtë publikisht.

Yllka Haxhiu puthjen e karakterizon si ndjenjën më të mirë në botë, ndonëse nuk e ka provuar mirëpo këtë thotë se e ka dëgjuar nga të tjerët. “Unë ende nuk jam e dashuruar dhe kështu që nuk di se çfarë të them për puthjen. Kam dëgjuar të thonë se puthja është ndjenja më e mirë në botë, mirëpo pasi që nuk e kam provuar ende nuk mund ta përshkruaj me më shumë fjalë”, ka thënë ajo.

Puthjes nuk iu është referuar akoma edhe e reja Arzheta Bajrami, e cila ka mendime të ndryshme rreth saj. “Puthja ka domethënie të ndryshme. Sa mund të jetë e mirë po aq edhe e hidhur. Puthja mund të të kujtojë shumë gjëra që njeriu mund t’i provojë gjatë jetës së tij. Kam dëgjuar të thonë se puthja e parë fillon në moshën e adoleshencës, mirëpo edhe pse tani jam në këtë fazë të jetës unë akoma nuk e kam provuar. Sikur ta provoja besoj se nuk do të më vinte turp për t’u rrëfyer”, shton ajo.

Puthja është e ëmbël, këtë e pohon edhe e reja Riona Demolli e cila edhe pse ende nuk e ka përjetuar këtë, mendon se është një gjest i mirë.

“Puthja është e ëmbël, është një ndjenjë që të përshkon tërë trupin dhe kështu njeriu me puthje bëhet më i ndjeshëm. Sa i përket këtij emocioni unë nuk kam hyrë akoma në këtë fazë dhe kështu që nuk mund të rrëfej diçka nga jeta ime. Mirëpo thjesht çdo njeri do ta kalojë këtë fazë dhe atëherë mund të flasë edhe më shumë rreth kësaj. Besoj se ende jam e re për t’i hyrë kësaj faze”, thekson ajo.

Edhe Majlinda Agushi është njëra ndër shumë vajza që thotë se nuk ka provuar ende ndjenjën e puthjes. Mirëpo megjithatë edhe për të puthja është një ndjenjë e mirë dhe shumë e veçantë.

“Edhe pse nuk e kam provuar shijen e puthjes, kam dëgjuar të thonë se ajo është shumë e mirë dhe e ëmbël. Njeriu dashurinë ndaj një personi e shprehë me puthje, dhe në këtë rast mund të them se kjo është një gjest i mirë tek secili njeri. Uroj që të ketë sa më shumë puthje në mes njerëzve”, shprehet ajo.

Edhe pse pjesa dërmuese e të rinjve nuk pranuan se kanë puthur ndonjëherë, të gjithë thonë se puthja është ndjenja më e mirë që mund ta ketë njeriu.

“Unë ende nuk jam e dashuruar dhe kështu që nuk di se çfarë të them për puthjen. Kam dëgjuar të thonë se puthja është ndjenja më e mirë në botë, mirëpo pasi që nuk e kam provuar ende nuk mund ta përshkruaj me më shumë fjalë”, ka thënë Yllka Haxhiu.
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Puthja, pa e provuar, nuk e di çfarë është! Empty Re: Puthja, pa e provuar, nuk e di çfarë është!

Mon 13 Jun 2011 - 12:50
As kshu smendoj se e meson se ca esht puthja sepse e prvon vetem atere kur puth dike mudn te studiosh shum mbi kte fakt mund te mesosh shum por po se praktikove te rrofet mesimi Very Happy
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi