Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mbresa
Mbresa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 13566
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kendej rrotull,,
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/04/2012

Është provuar “bomba e mençur” për shërimin e kancerit të gjirit Empty Është provuar “bomba e mençur” për shërimin e kancerit të gjirit

Wed 13 Jun 2012 - 20:06
Message reputation : 100% (1 vote)
Është provuar “bomba e mençur” për shërimin e kancerit të gjirit F1_bomba-kancer-jpg1339590646
Mjekët amerikanë me sukses kanë provuar të parën “bombë të mençur” për shërimin e tumoreve të gjirit, përkatësisht kombinimin e medikamenteve të cilat ngarkesën e vet toksike e liferojnë vetëm në qelizat e tumoreve, derisa qelizat e shëndetshme mbesin të paprekura, është publikuar ditë më parë në konferencën për kancer në Chicago.

Prodhuesi i këtij ilaçi, me emrin T-DM1, është kompania farmaceutike zvicerane “Genetec”, në bashkëpunim me firmën ImmunoGen, transmeton AP.

Në testimin final, në të cilin janë përfshirë rreth 1000 pacientë me sëmundje shumë të avancuar, trajtimi eksperimental me ilaçin T-DM1 ka zgjatur për disa muaj periudhën pa përkeqësime, thekon udhëheqësja e hulumtimeve, Kimberly Blackwell, nga Universiteti Duke.

Dhe ajo që është më e rëndësishme, ka tregues që ky ilaç zgjat edhe mbijetesën e pacienteve. Dy vjet pasi që e kanë marrë, 65 për qind e pacienteve ende kanë qenë gjallë, në krahasim me 47 për qind në grupin kontrollues, që kanë marrë terapinë standarde.

Ilaçi është ende eksperimental, theksojnë ekspertët, ndërsa në treg mund të shfaqet në afat prej një viti.

Trajtimi bazohet në “herceptinën”, ilaçin e parë në terapinë e kancerit i cili është orientuar dhe përqendruar në gjene të caktuara. Tek T-DM1 "herceptina" është kombinuar me medikamentin e caktuar kimioterapik, aq toksik, sa që nuk mundet të jepet në mënyrë të pavarur, si edhe me një kimikat tjetër, i cili i mban bashkë dy përbërësit e sipërpërmendur derisa të mos arrijnë deri te qelizat kancerogjene.

Ilaçi është testuar në pacientet te të cilat kanceri i gjirit kishte metastazuar fuqishëm dhe ishte përkeqësuar, pavarësisht shërimit me “herceptinë” të zakonshme dhe kimioterapi. Ato kanë marrë infuzionin T-DM1 çdo tri javë.

Pacientet në grupin kontrollues kanë marrë infuzionin e medikamentit "Xelod" dhe pilulat e përditshme të ilaçit "Tykerb", që është terapia e vetme e miratuar në SHBA për rastet e tilla.

Në grupin e parë përkeqësimi i sëmundjes mesatarisht është bërë pas gati 10 muajsh, ndërsa në grupin kontrollues pas më shumë se gjashtë muajsh. Përveç kësaj, T-DM1 ka pasur më pak efekte të padëshirueshme anësore, - tek aplikimi i tij nuk ka pasur rënie të flokëve, të vjella, dhe nuk pasur nevojë as për transfuzion.

Vetëm te disa pacientë ka pasur shenja të dëmtimit të mëlçisë dhe uljes së nivelit të faktorit i cili ndihmon mpiksjen e gjakut.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi