Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tiranë, arrestohen 3 hajdutët “e tmerrshëm” tek Rr.Elbasanit e Qyteti Studenti Empty Tiranë, arrestohen 3 hajdutët “e tmerrshëm” tek Rr.Elbasanit e Qyteti Studenti

Mon 13 Jun 2011 - 15:26
TIRANE – Lajmifundit – Policia e Tiranës tha se me anë të tri arrestimeve ka goditur një grup personash përgjegjës për një sërë vjedhjesh në zonat rruga e Elbasanit, Qytet Studenti, Ali Demi etj zona në Tiranë.
Sipas policisë, Shërbimet e Hetimit dhe të parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë, bënë të mundur goditjen e një grupi vjedhësish me tendencë vjedhjen e çantave, portofolave dhe të banesave që vepronin kryesisht në zonat e rrugës së Elbasanit, Qytet Studenti, Ali Demi etj zona në Tiranë.
Gjatë aksionit është marrë masa e arrestit për shtetasit Xhevdet Ismen Rexhmati, 18 vjec, banues në Tiranë, Ramazan Muharrem Latifi, 18 vjec, banues në Tiranë dhe Ervin Beqir Mehmetaj, 21 vjec, banues në Qytet Studenti.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor, sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjerin, kanë vjedhur gjatë natës në qytetin “Studenti”, canta etij sende.
Policia tha se në Qytetin Studenti, këta persona dyshohet se kanë vjedhur në dhomen 407, te godines 14, nje portofol me 20 000 lekë, një celular “nokia”, dhe sënde te tjera vëshëmbathje.
Gjatë kontrollit te ushtruar ne dhomen 211 te godines 14, që i perket shtetasit Ervin Mehmeti u gjeten e sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura, një thike, një shkop gome hekuri si i policisë dhe 3 fishekë luftarak.
Nga puna e bërë rezulton se keta shtetas janë autor dhe te vjedhjes se baneses në pronësi të një shtetasi, ku më datë 08.05.2011, kanë vjedhur 500 Euro e 50 000 lekë.
Gjithashtu me dt. 10.06.2011, dyshohet se shtetasi Ramazan Latifi, i ka vjedhur me anë te mashtrimit 1000 lekë shtetasit Altin Ferhati, banues në Qytetin Studenti Tiranë, Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprave penale të Vjedhjes e realizuar në bashkëpunim.
Nderkohe, policia njoftoi se nga Shërbimet e Hetimit dhe të parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Leonard Sami Lama, 18 vjec, lindur në Borizanë Krujë dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse me dt.11.06.2011, rreth orës 22.45, në rrugën “Ismail Qemali”, ka vjedhur një lap-top”, të markës “Hip Pavillojon”, bashkë me çantën, pronë të një shtetasi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi