Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosovë, kompania austriake do të prodhojë pasaportat biometrike Empty Kosovë, kompania austriake do të prodhojë pasaportat biometrike

Mon 13 Jun 2011 - 15:37
Ankesa e kompanisë sllovene CETIS, e eliminuar nga gara për prodhimin e pasaportave elektronike, me gjithë çmimin më të lirë, është hedhur poshtë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Anëtarët e këtij organi kanë vendosur që Ministria e Punëve të Brendshme të vazhdoje me procedurat dhe tenderin 14 milionësh për prodhimin e pasaportave biometrike t’ia japë kompanisë austriake Oesterreichische Staatsdruckerei GmbH.
Ky vendim është marrë të premten dhe do të publikohet sot (e hënë). Hysni Hoxha, kryetar i panelit shqyrtues, të dielën tha se ankesa e kompanisë sllovene ka qenë e pabazuar, ndonëse kompania e lartcekur thotë një të vërtetë tjetër duke ofruar dëshmitë. Është hedhur poshtë ajo ankesë. Paneli ka vlerësuar se ankesa ka qenë e pabazuar dhe ne u kemi dhënë të drejtë autoriteteve kontraktuese për dhënie të kontratës për aktivitetin e prokurimit për “Furnizim me pasaporta elektronike”, tha Hoxha. Kompania e eliminuar sllovene CETIS, që ishte më e lirë për rreth 600 mijë euro, ka qenë në garë për prodhimin e pasaportave në Slloveni, ku edhe prodhon pasaporta biometrike për këtë vend të Bashkimit Evropian.
Në garë për prodhimin e pasaportave elektronike ka qenë edhe kompania gjermane “Giesecke & Devrient”, ndaj së cilës mediet gjermane raportojnë se autoritetet e atjeshme janë duke zhvilluar hetime në lidhje me dhënie të ryshfetit. Por për Organin Shqyrtues kjo kompani ka qenë e përgjegjshme ndaj kanë vlerësuar se tri nga katër kompanitë konkurruese kanë qenë të përgjegjshme dhe tenderi nuk duhet anuluar në tërësi.
Të kualifikuara për fazën e dytë në këtë tender kanë qenë gjashtë kompani, ndërsa katër prej tyre i kanë dorëzuar ofertat e tyre. Kompania sllovene për prodhimin e pasaportave elektronike është eliminuar nga gara edhe pse ishte më e lira. “Ne kemi ofruar 7 makina me kapacitet prodhimi prej 40 sekondash për personalizimin e një pasaporte, kjo do të thotë 90 pasaporta në orë. Kapaciteti i prodhimit i 7 makinave është 5.040 copë të pasaportave për 8 orë. Kapaciteti i ofruar i prodhimit nga ne është shumë më i lartë sesa kapacitetet e prodhimit prej 3.500 copë pasaportash i kërkuar në dokumentacionin e tenderit”, thuhet në letrën e kompanisë CETIS, por që është vlerësuar si e pabazë nga OBSH-ja.
“Ne jemi të bindur se oferta jonë e dorëzuar i plotëson kërkesat në dokumentacionin teknik, dhe me mirësi kërkojmë që ju të shikoni argumentet tona të shkruara më lart”, thuhet në kërkesën e CETIS të dorëzuar edhe në ministri. Departamenti i Prokurimit i Ministrisë së Punëve të Brendshme kishte falënderuar ditë më parë pjesëmarrjen në procedurën e prokurimit të lartpërmendur kompaninë sllovene dhe me keqardhje i kishte njoftuar se janë eliminuar nga gara, sepse oferta që ata kishin dorëzuar, sipas ministrisë, nuk është pranuar për disa arsye.
Kjo arsye ishte hedhur poshtë kategorikisht nga ofertuesi slloven, që ishte ankuar menjëherë në Organin Shqyrtues ku kishte ofruar të dhëna shtesë për dosjen e tenderit dhe kapacitetin e tyre prodhues që, sipas tyre, kalon kufirin e përcaktuar duke prodhuar 1.500 copë pasaporta më shumë. Të hënën ata do të marrin vesh edhe zyrtarisht se ankesa e tyre nuk është marrë për bazë as nga Organi Shqyrtues edhe pse ishin më të lirët në konkurrencën e prodhimit të pasaportave që janë pjesë e kushteve për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi