Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Falsifikonin pasaportat biometrike Empty Falsifikonin pasaportat biometrike

Sat 9 Jul 2011 - 13:27
Falsifikonin pasaportat biometrike KORCE%20ARRESTIMET%20MBULIM%2008_tn_8

Katër shtetas janë arrestuar në qytetin e Korçës pasi ndryshonin gjeneralitetet e personave të cilët kishin probleme me ligjin në Europë.

Dy punonjësit e kompanisë “Aleat”, Relis Mullai, 27 vjeç, dhe Armand Cenolli, 20 vjeç, prej disa kohësh përdornin pozicionin e tyre të punës për të ndërhyrë në të dhënat e shtetasve të ndryshëm të cilët aplikonin për të nxjerrë pasaportat biometrike.

Së bashku me dy të rinjtë në pranga janë vendosur edhe një pedagog i Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit “Fan Noli”, Sytki Mullai, 56 vjeç, si dhe Artur Feto, 35 vjeç, të cilët luanin rolin e ndërmjetësve kundrejt shumave 5 mijë – 7 mijë euro.

Ndërkaq për të katërt këta persona janë ekzekutuar masat e sigurisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, “arrest me burg”.

Pasaportat me emra të ndryshuar ata i realizonin për persona me precedentë penalë në vendet e Shengenit ose për ata që ishin dëbuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi