Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ilirët autoktonë, sllavët ardhacakë, bullgarët janë maqedonas Empty Ilirët autoktonë, sllavët ardhacakë, bullgarët janë maqedonas

Thu 16 Jun 2011 - 14:46
Message reputation : 100% (1 vote)
Libri i shkruar nga Robert d´Angely, me titullin “L’Enigme” (Enigma), shpjegon qartë ardhjen e sllavëve të jugut në trojet shqiptare. Arritja e tyre nga “përtej Danubit” ka filluar në shekullin e gjashtë, thuhet në libër.

Aty shkruan se sllavët kishin pranuar të bëhen pjesë e Kishës Katolike, shpjegon libri i shënuar nga Papa Gjoni i Katërt (1640-1642), ndërsa periudha e dytë e asimilimit të sllavëve kishte filluar diku në vitin 1879. Sot, shkruan më tej ky libër, pjesë e popullit nga Kroacia janë sllavë, të cilët kanë marrë besimin katolik, ndërsa pjesa tjetër janë ilirë, të cilët ishin vendës që para erës së re.

Mbi historinë e Maqedonisë shpjegohet se në këtë vend jetonin shumë popuj, ku një pjesë e popullit maqedonas u shpërngul për në Bullgari, çka do të thotë se pjesa më e madhe e bullgarëve janë popull maqedonas.

Duke u bazuar në këtë libër, Maqedonia ishte e përbërë nga ilirët, të cilët ishin dominues në këtë pjesë. Edhe mbi Aleksandërin e Madh libri shkencor i këtij autori shkruan se ai ishte shqiptar dhe fliste gjuhën shqipe, edhe pse ai ishte “helen”. Nëna e tij ishte nga Epiri dhe është e faktuar se gjatë Lojërave Olimpike në Greqi ajo fliste gjuhën shqipe.

Pushtimi i Car Dushanit i trojeve shqiptare atëbotë nuk ishte i vështirë, ngase Perandoria Bizantine ishte e lodhur dhe e përçarë, gjë që i mundësoi atij të pushtojë këto troje. Që nga ajo kohë, vendet e pushtuara me dhunë nga Car Dushani ishin të banuara me popull serb, andaj edhe sot një pjesë e tyre jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri.

Sot Serbia bazohet në ato pushtime, duke menduar se ajo mund të ketë atë “Serbinë e vjetër”, por që nuk shikon se Serbia nuk kishte ekzistuar ndonjëherë në trojet shqiptare, përveç gjatë periudhës së Car Dushanit.

Një ideologji të tillë e kishte edhe Sllobodan Millosheviqi, për të krijuar një Serbi të Madhe sikur dikur Car Dushani.

Asokohe, pas vdekjes së Car Dushanit, serbët kishin filluar të humbasin pjesë të pushtuara me dhunë, andaj Serbia filloi prapë të mbledh rrënjët rreth lumit Danub.

Megjithëkëtë, Car Dushanit iu mundësua që 10 vjet para vdekjes se tij, në vitin 1345, të krijojë Perandorine Serbo-Greke.

Duke vazhduar që nga ajo kohë e deri në vitin 1920, “Serbia e vjetër ” kishte një delegacion të saj që merrte pjesë nëpër mbretëritë e ndryshme të botës. Herën e fundit ky delegacion u ftua ne Francë, në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes.

Zhurnal e ka përkthyer këtë artikull nga gjuha frënge dhe pjesërisht është marrë nga comeze.net.

Ja edhe linku ku mund të lexohen pjesë origjinale nga libri: L'énigme - N° 3 - Des Étrusques À L'empire Byzantin de Angely, Robert D' - Achat et vente de Livres neufs et d'occasion sur PriceMinister


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi