Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mbytja e 15 kosovarëve në lumin Tisa, 66 vjet burg trafikantëve Empty Mbytja e 15 kosovarëve në lumin Tisa, 66 vjet burg trafikantëve

Fri 17 Jun 2011 - 19:21
Gjykata e Qarkut në Prishtinë shpalli fajtorë shtatë shqiptarë të akuzuar për veprën penale të trafikimit të njerëzve në ngjarjen e rëndë të ndodhur në lumin “Tisa”.
Shpëtim Ademajt i është dhënë dënimi me 17 vjetësh burgim, si dhe 200 mijë euro gjobë; Avni Hajdari – 19 vjet burg dhe 250 mijë gjobë; Ismail Krapi dhe Shaip Selmani do të mbajnë nga 8 vjet; Fatmir Pajaziti – 7 vjet; Xhemail Halilaj është dënuar me dy vjet burgim – me kusht dhe Blerim Ademaj me 5 vjet burgim.
Rabit Ajvazi është liruar nga akuzat. Familjarët e viktimave thanë se edhe dënimi me burgim të përjetshëm nuk ua kthen të dashurit, që u mbytën në lumin Tisa, kur po përpiqeshin të kalonin me barkë përmes lumit Tisa për të arritur nga Serbia për në Hungari, e për të vazhduar pastaj në vendet tjera evropiane.
Sipas aktakuzës që ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në natën mes 14 dhe 15 tetorit të vitit 2009, një grup prej 18 kosovarësh ishte trafikuar dhe kishin pësuar derisa po kalonin me barkë përmes lumit Tisa ndërmjet Serbisë e Hungarisë.
Emigrantët, sipas aktakuzës të përfaqësuar nga prokurori special Besim Kelmendi, ishin dërguar në atë pjesë nën organizimin e një grupi ndërkombëtar kriminal, përkatësisht nga një rrjet që merret me trafikimin e qenieve njerëzore. Nga mbytja e 18 shtetasve vetëm tre prej tyre kanë mbijetuar.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mbytja e 15 kosovarëve në lumin Tisa, 66 vjet burg trafikantëve Empty Re: Mbytja e 15 kosovarëve në lumin Tisa, 66 vjet burg trafikantëve

Fri 17 Jun 2011 - 19:21
Tmerr!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi