Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Ornela !!!!!!!!!: Gruaja qe sfidon kohen Empty Ornela !!!!!!!!!: Gruaja qe sfidon kohen

Sat 18 Jun 2011 - 14:27
Ornela !!!!!!!!!: Gruaja qe sfidon kohen 1303816468-ornela_muti
Në moshën 56-vjeçare ka rinisur punën në teatër dhe interpreton në frëngjisht. Ornela !!!!!!!!! ka ndryshuar luk, thotë se ka mësuar të ketë më pak besim te njerëzit dhe të dashurojë më shumë. Për më tepër rrëfen: “Përse gratë duhet të kenë një datë skadence?”

Harrojeni imazhin e saj prej dive kur sfilon në tapetin e kuq. Ornela !!!!!!!!! është një grua shumë e thjeshtë, që tregon 10 vjet më pak se mosha e saj, përveçse ka ende energjinë dhe grintën për të provuar gjithmonë një eksperiencë të re. Prej disa muajsh ndodhet në teatër dhe është hera e parë në karrierën e saj që interpreton live në një skenë.

Dhe jo me një tekst të thjeshtë: është protagoniste e pjesës “Hebre” të Gianni Clementi, ku interpreton gruan e një fatorinoje, e detyruar të punojë pastruese për të jetuar, deri kur një hebre i pasur vendos t’i japë familjes së saj gjithë pasurinë nga frika se mund ta humbasë, për shkak të ligjeve raciste. Pas kësaj gjithçka ndryshon. Është një pjesë me një fund shumë befasues. Pas turit italian, që do të zgjasë deri në fund të prillit, nga data 7 maj spektakli do të prezantohet në Paris, ku do të qëndrojë në skenë për dhjetë ditë.

E emocionuar?

Shumë, por edhe e kënaqur. Për mua të interpretosh në Paris është një nder i madh. Këto ditë po studioj përkthimin e skenarit, aspekti më i vështirë do të jetë interpretimi në frëngjisht i personazhit tim.

Si e ke jetuar largësinë nga fëmijët dhe bashkëshorti gjatë këtij turneu?

Ndonjëherë ka qenë i dhimbshëm. Për fat të mirë, si fëmijët e mi, si Fabrice (me të cilën jeton prej tre vjetësh), më kanë ndjekur shpesh nga pas, edhe pse ka qenë e vështirë, sepse im shoq punon shumë nëpër botë. Përgjithësisht jam e lumtur nga kjo eksperiencë. Kam njohur njerëz edhe vende të mrekullueshme dhe kam eksperimentuar kontaktin e drejtpërdrejtë me publikun që të dhuron shumë adrenalinë.

Po projektet për të ardhmen?

Nga mesi i majit do të jem e lirë nga angazhimi në teatër. Pak pushime me njerëzit e mi të afërm e pastaj një projekt që dua ta drejtoj vetë. Kam marrë edhe një propozim kinematografik në Spanjë, por përpara se të vendos nuk dua të flas. Në Francë është më mirë të punosh.

Ju sapo keni mbushur 56 vjeçe dhe keni ndryshuar edhe luk. Një përgjigje për kohën që kalon kjo?

Jo, thjesht nuk doja të rrija e burgosur në imazhin tim të 20 viteve më parë.

Ke frikë nga plakja?

Sigurisht. Kush nuk ka frikë të plaket në një shoqëri si kjo, ku gratë janë gjithmonë të destinuara të kenë një datë skandence. Duket sikur pas një farë moshe nuk kanë më vlerë. Më duket absurde.

Bashkëshorti juaj i ri është dhjetë vjet më i vogël. Nuk i trembesh një diference kaq të madhe moshe?

Jo. Kam qenë e martuar me një burrë që ishte dhjetë vjet më i madh se mua dhe raporti përfundoi. Nuk mund ta parashikojmë të ardhmen, më mirë të jetojmë momentin. Pastaj Fabrice është një burrë i jashtëzakonshëm. Më jep respekt dhe besim. Për sa i përket pamjes fizike, gjithmonë ka njerëz më të bukur se ne, por raporti nuk ndërtohet mbi këtë bazë.

Ju jeni gjithmonë në formë të përkryer. Cili është sekreti?

Bëj shumë sport dhe jam shumë korrekte në ushqimet që ha. Vetëm kështu arrij të jem gjithmonë në formë.

Çfarë mendon për kirurgjinë plastike?

Mendoj se çdokush mund të bëjë atë që do. Nëse ke një hundë që të shkakton problem, përse të mos e rregullosh. Ka nga ata që duan t’i fshehin shenjat e moshës e të tjerët jo. E rëndësishme është të jesh mirë me veten. Shpesh kemi frikë se mos nuk jemi të bukura pas një farë moshe, ndaj përpiqemi të bëjmë ç’të mundemi për t’u ndier mirë me veten.

Cila është gjendja juaj shpirtërore?

Në nivelin personal jam e lumtur, sepse jetoj gjithmonë në mënyrë të shëndetshme. Në përgjithësi më trishton fakti se sa shumë padrejtësi dhe trishtim ka në botë.

Çfarë do të thotë lumturi për ju?

Të arrish të shijosh atë që jeta të dhuron.

Ka ndonjë gjë që të mungon?

Ndoshta një “Oskar”. Bëj shaka, por më pëlqen të rrezikoj, të luaj dhe eksperimentoj, por qëndroj gjithmonë me këmbë në tokë. Kjo është receta e qetësisë sime.

Çfarë raporti ke me modën?

Më intrigon dhe argëton. Nuk jam një grua që vishet me veshje sportive. Më pëlqen të vishem mirë, edhe kur nuk është e nevojshme. Jam e fiksuar pas modës me pak fjalë. Nëse diçka më pëlqen e marr pa u menduar gjatë për çmimin. Kam me qindra çanta dhe këpucë në gardërobën time.

Stilisti juaj i preferuar?

Ka më shumë se një. Më ka pëlqyer gjithmonë Giorgio Armani. Pastaj adhuroj Prada, Blumarine, Roberto Cavalli dhe Givenchy.

Kanë ndryshuar objektivat tuaja me kalimin e viteve?

Do të thosha jo. Koha modifikon situatat, por objektivat mbeten të njëjtat. Kam gjithmonë në plan të parë familjen, dashurinë dhe punën. Sot ashtu si dje.

Çfarë u ke mësuar fëmijëve Naike, Andrea e Carolina?

Të kuptojnë se sa i rëndësishëm është respekti, dashuria dhe liria për të qenë vetvetja pa u bërë keq të tjerëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi