Putin: U pagëzova në kohën e Stalinit
Sat 7 Jan 2012 - 15:22
Kryeministri rus Vladimir Putin ka bërë një rrëfim të vecantë pas meshës së mesnatës për Krishtlindjet ortodokse në katedralen e Shën Pietërburgut.
“Mamaja ime më pagëzoi në fshehtësi në këtë katedrale, në kohën e Stalinit”, ka treguar Putin, deklaratë kjo që është shfaqur në faqen e internetit të vetë kryeministrit.
Në web site-n në fjalë thuhet se pagëzimi i ish-oficerit të KGB-së, në atë kohë fëmijë, u bë në vitin 1952, kur lideri Josip Stalin ishte ende gjallë.
“Mamaja ime më pagëzoi, duke sfiduar kontradiktat e babait tim, që ishte ateist dhe i regjistruar tek partia komuniste”, ka treguar më tej Putin.
Putin pritet që më vonë gjatë vitit të marrë sërish në dorë frenat e Kremlinit, pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në mars.
Por në fund të vitit të kaluar, pas zgjedhjeve legjislative, ai u përball me protestën më të madhe të qytetarëve rusë, që manifestuan pikërisht kundër tij.
Protestuesit denoncuan nivelin e lartë të korrupsionit në shtetin rus, si dhe monopolizimin e politikës nga Putin dhe bashkëpunëtorët e tij të partisë Rusia e Bashkuar.
Nga ana e tij, kryeministri u shpreh i gatshëm për dialog me opozitën, por nga ana tjetër i mbylli asaj dyert duke përjashtuar mundësinë e përsëritjes, apo rishikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Në garën për Kremlinin, kryetari i Partisë Rusia e Bashkuar do të ketë përballë oligarkun e pasur Mikhail Prokhorov, të cilin e ka cilësuar “një konkurrent të fortë”.
Prokhorov është oligarku i parë rus që zbret në fushën e politikës, tetë vjet pas arrestimit të ish-bosit të kolosit “Yukos”, Mikhail Khodorkovski, i dënuar në dy procese që thuhet se janë orkestruar nga regjimi putinian.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi