Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vetëvendosja: Kosova rrezikon krizë të rëndë financiare Empty Vetëvendosja: Kosova rrezikon krizë të rëndë financiare

Sat 18 Jun 2011 - 22:02
Vetëvendosje ka tërhequr vërejtjen se me kornizën afatmesme të shpenzimeve, që është prezantuar nga qeveria, Kosova po hyn në një krizë të thellë ekonomike.
“E vërteta është që deficiti buxhetor nuk do të financohet nga kreditë e buta të FMN-së, ashtu siç paraqitet në kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe në buxhetin e Republikës së Kosovës, por i lihet lexuesit të supozojë që ky deficit do financohet nga akshampazaret e shitjes së PTK-së si dhe rezervat shtetërore. Nëse ky është skenari, atëherë Republika e Kosovës rrezikon të përfundojë vitin me vetëm 20 milion euro bilanc bankar, aq sa është pasuria edhe e deklaruar e disa prej qeveritarëve”, tha Shpend Ahmeti nga lëvizja Vetëvendosje.
Më tej ai theksoi se “të hyrat ose shpenzimet për vitin fiskal do të jënë për një shumë të madhe më të larta ose më të ulëta se ato të aprovuara në Ligjin e Buxhetit. Duke marrë parasysh se jemi në muajin qershor dhe se për shkak të politikave afatshkurte dhe jo të menduara mirë po rrezikohet stabiliteti fiskal i Kosovës, në një afat sa më të shpejtë, Qeveria duhet të sjellë në Kuvend, propozim buxhetin e ndryshuar, posaçërisht pas prishjes së marrëveshjes Stand-By me FMN-në dhe tu tregojë qytetarëve dhe deputetëve të Republikës së Kosovës se si do ta financojë deficitin e krijuar”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi