Kosova në pragë krize
Sat 2 Apr 2011 - 20:54
Pas njoftimeve se
Aleanca për Kosovën e Re po rishikon marrëveshjen e koalicionit me
Partinë Demokratike, ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi
deklaroi se pas zhvillimeve të fundit, në Kosovë është krijuar një
realitet i ri.
Sipas Krasniqit, kjo situatë kërkon që të gjitha partitë politike të gjejnë një zgjidhje urgjente.
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës tha se në këtë moment nuk
shërbejnë zgjedhjet e parakohshme dhe se ai është totalisht kundër kësaj
ideje.
Krasniqi tha se nuk ka dijeni për takime mes PDK-së dhe AKR-së.
Reagimet e zotit Krasniqi erdhën pasi në orët e para të mëngjesit të
ditës së shtunë, partia e Behgjet Pacollit anuloi ceremoninë e dorëzimit
të detyrës së Jakup Krasniqi dhe lëshoi një njoftim për shtyp ku thuhej
se partia ishte mbledhur për të rishqyrtuar qëndrimin në lidhje me
koalicionin qeverisës.
Drejtues të Aleancës Kosova e Re (AKR) kanë konfirmuar se kjo parti dhe
partnerët e Koalicionit për Kosovë të Re janë duke shqyrtuar mundësinë e
shkëputjes së menjëhershme të koalicionit qeverisës me PDK-në, nëse kjo
e fundit nuk i përmbahet kontratës së koalicionit qeverisës.
“Jemi në proçes të strukturave të brendshme, pas gjendjes së re të
krijuar. Tashmë ju keni parë edhe sqarimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ne
jemi në konsulta të brendshme në vazhdimësi për të gjetur një
zgjidhje”, ka thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Ibrahim
Makolli.
- Vetëvendosja: Kosova rrezikon krizë të rëndë financiare
- Balla-Haxhinastos: Jep dorëheqjen. Ke lëvizur me drogë në Pragë
- Tifozet turq ndaj serbeve brohorasin me thirrje "Kosova, Kosova" !
- Tifozët turq në ndeshjen me serbët thërrasin: Kosova, Kosova
- Pragë, puthja e martesës fatale, burri e nusja bien nga ballkoni e vdesin
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi