- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Balla-Haxhinastos: Jep dorëheqjen. Ke lëvizur me drogë në Pragë
Fri 16 Dec 2011 - 11:37
TIRANË- Në interpelancën e kërkuar nga deputetja e PS-së Arta Dade, ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto u akuzua nga deputetët e majtë për lidhje të përfaqësisë diplomatike shqiptare me trafikun e drogës në Ceki. Deputeti i PS-së, Taulant Balla akuzoi ministrin e Jashtëm për shfrytëzim posti, pasi sipas tij gazeta zyrtare e parlamentit cek ka zbardhur se makina me targa diplomatike shqiptare janë përdorur nga bosë të drogës në Pragë. Deputeti socialist kërkoi dorëheqjen e minitrit Haxhinasto, ndërkohë e akuzoi se ka emëruar në postin e ambasadorit njerëz pa kritere përkatëse. “Nuk besoj që një gazetë që funksionon në kuadër të parlamentit cek funksionon në bazë të opozitës. Ajo thotë se diplomatë shqiptarë i kanë dhënë bosit të drogës makina me targa diplomatike. Drejtori i përgjithëshëm i antidrogës së Pragës pohon se makina e ambasadës shqiptare është kapur me drogë, kjo mjafton qe ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen. Një ambasador nuk duhet më pak se 21 vjet punë. Sot ka 22 ambasador që nuk i plotësojnë këto kritere. Kjo është diplomacia juaj e marrë peng, sic është rasti i drogës në Prangë”,- akuzoi deputeti Balla. Ministri Haxhinastos pas kundërshtimit të opozitës që ai të ndërhynte, i kërkoi deputetëve socialistë të tregohen seriozë në deklaratat e tyre, ndëkohë theksoi se autorietet ceke nuk e akuzojnë për një fakt të tillë. “Zoti Dokle nuk grij sallatë, ju grini sallat pasi unë jam anëtar i qeverisë dhe ministri flet sa herë ka dëshirë. Shkurt po ju them duke qënë se kemi të bëjmë me një cështje të pretenduar nga ju sic është cështja e Pragës, do ju ftoja të tregoheni serioz dhe të mos manipuloni opinionin. Diplomacia nuk funksionin në bazë opinioni dhe mediash të lidhura me partitë, por në bazë të shkresave zyrtare dhe në bazë të tyre nuk ka asnjë pretendim nga ana e autoriteteve ceke që të thonë që ambasada e Republikës së Shqipërisë të jetë e lidhur me ato që ju pretendoni. Se ju bëni dëm shumë të madh me prestigjin e vendit. Mos i bini në qafë njerëzve që kanë ardhur me krahët e veta dhe shkollë pasi shkelni të drejtat e njeriut”,- deklaroi ministri Haxhinasto. (el.me/BalkanWeb) |
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi