Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Jep dorëheqjen zëvendësministrja e Integrimit  Empty Jep dorëheqjen zëvendësministrja e Integrimit

Tue 26 Jul 2011 - 15:05
Dorëhiqet zëvendësministrja e Integrimit Jorida Tabaku, pasi pritet që të emërohet në postin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.
Zonja Tabaku kryesoi listën e Partisë Demokratike për këshilltarët bashkiakë në zgjedhjet e fundit lokale.

Kryetari i Bashkise se Tiranes ka nisur sot punen ne detyren e tij, kur pritet qe te zgjedhe edhe bashkepunetoret e tjere me te afert.

Basha: Tirana, jo arenë lufte politike

Lulzim Basha u betua si kryetar i bashkisë së kryeqytetit para Këshillit Bashkiak, i cili u konstituua në një mbledhje të gjatë që zgjati për afro 4 orë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, e cila u adresohej sa këshilltarëve aq edhe qytetarëve të Tiranës, Basha tha se Tirana nuk është pronë e asnjë partie dhe ajo nuk do të shndërrohet në arenë të luftës politike.

Basha renditi edhe prioritetet e programit të tij të punës në 100 ditët e para.

“Do nis punën, kam një program ambicioz në 100 ditët e para të qeverisjes, ku prioritet do të jenë ngritja e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit, nxitja e biznesit, zgjidhja e cështjes së trafikut të Tiranës, hipotekimi dhe financat e bashkisë, që do të bazohen tek transparenca”, deklaroi Basha.

PS: Zgjedhja kunder procedurave

Pas betimit të kryebashkiakut të ri të Tiranës, Lulzim Basha, reagoi edhe kreu i grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak.

Këshilltari Aldrin Dalipi theksoi se betimi u zhvillua kundër procedurave, ndërsa shtoi se në këtë proces nuk u dëgjua zëri i qytetarëve, por zëri i disa këshilltarëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi