Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Dasma e ministres së integrimit Empty Dasma e ministres së integrimit

Sun 1 Sep 2013 - 14:24
…Derisa vdekja t’ju ndajë…". Klajda Gjosha: Me shpirt PO. Adrian Gjoni: Patjetër PO. Nën tingujt e pianos dhe formulës së martesës lexuar nga e motra e saj, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha firmosi dje, pas një lidhje mëse 15 vjeçare martesën me Adrian Gjonin. Një mbrëmje mes modernes dhe tradicionales, e kuruar deri në detaj nga "Geraldina Sposa", me një fustan mbresëlënës të bardhë, të kuq të ëmbël, flokë të lëshuara, ministrja e re, shkëlqente mes 350 të ftuarve, raporton A1 Report.
Motra e nuses, si organizatore e celebrimit, nuk ka përtuar të tregojë edhe sekretet e kësaj lidhjeje të gjatë, një prej të cilave niste që në kohën e adoleshëncës, kur dy të rinjtë fshihnin telefonat poshtë jastëkut prej prindërve. E nuk kanë munguar as lotët. Në fund të historikut të dyja motrat janë përqafuar e janë përlotur.
Të ftuarit e shumtë kanë nisur të vijnë rreth orës 7.30, ku binin në sy taksitë e firmës "Speed Taxy", mbi dhjetë të tilla. Orkestra e Top Channel shoqëronte këngëtarët Eugent Bushpepa dhe Kamelën.


Komento:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi