Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqipëria voton tre ligjet e integrimit Empty Shqipëria voton tre ligjet e integrimit

Thu 30 May 2013 - 15:02
Miratohen në seancën e jashtëzakonshme parlamentare tre ligjet e integrimit ku përfshihen projektligji për Nëpunësin Civil, projektligji për Gjykatën e Lartë dhe Reforma Parlamentare. Këto tre ligje morën edhe votën e opozitës, pasi u pranua kushti i tyre për futjen ne fuqi në legjislaturën e ardhshme.

Kryeministri Sali Berisha kërkoi nga opozita që ta mbyllin Kuvendin me një akt dinjitoz, si është sipas tij votimi i Amnistisë.

“Kryetari juaj është politikan kioskë, ai thotë do fal gjobat e 1 marsit e këtej, pse të 1 shkurtit, apo 1 janarit jo. Të votojmë dhe amnistinë si një akt të denjë dhe e mbyllim këtë seancë me vendime shumë të rëndësishme, nuk keni shkak të refuzoni amnistinë, çfarë do u thoni atyre që kanë punësuar mijëra vetë, biznesmenëve të Elbasanit, bashkim çfarë do u thuash biznesmenëve të Korçës që nuk voton amnistinë, s’ka asgjë partiake, kryetari yt premtoi të heqë gjobat e 1 marsit e këtej, t’i bëjmë qytetarët të drejtë para ligjit, pse vini me paragjykime. Është kollaj të futesh në fabrikat e tyre për ndonjë votë, doni konsultime mes tuaj, merrni kohën që ju duhet”, tha Berisha.

Kreu i Qeverise, ka përsëritur edhe ne ketë seance premtimin se do te liberalizohen vizat me Ameriken. Duke replikuar pas deputetit Bushati, qe e ka cilësuar ketë premtim si qiqra ne hell Berisha ka thene se te njëjtën gjë kane thënë ata edhe kur ai premtoi heqjen e vizave me BE, apo anëtarësimin në NATO.

Ndërkaq deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri, duke i kujtuar Berishës deklaratën se është gjysh e baba i plote e jo gjysme, ka thëne se ai është shërbëtor i fëmijëve të ti. “Vulën e mbajnë ata, ti punon për ta, je baba full time se punon për fëmijët e tu full time, një gjë të jesh i sigurt, po ke merakun e Fierit ta shuaj unë këtë merak, është çliruar Fieri, qarku i Durrësit s’të përket me, Elbasanit po ashtu, këshilli bashkiak i Tiranës s’të përket më. Ne i rikthyem legjitimitetin pushtetit vendor në të gjitha qarqet, në shumicën dërrmuese, mos qaj hall, nëse ke hallin e kryetarit të PS do e shohësh kryeministrin e ardhshëm, nëse ke hallin e rivaliteteve në opozitë ke të drejtë, e kemi rivalitet, Meta thotë se do e marrësh karrigen falas, ne duam ta japim me 1 euro, për këtë po hahemi”, tha Tahiri, transmeton tch.

Në seancën e jashtëzakonshme ndodhet i pranishëm në salle edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi