Shqipëria e kërcënuar nga Islami? Studiuesi Cimbalo: Ligjet e shtetit mund ta ndalin!
Sun 13 Apr 2014 - 1:53
TIRANE - Shqipëria është e kërcënuar nga islami, diç të tillë e dëgjojmë të artikulohet shpesh në diskursin publik dhe që pak ka hyrë në hullinë e diskutimeve ndër studiues në media, ndonëse studiuesit kanë ditur përherë ta thonë fjalën e tyre nëpërmjet studimeve që kanë parë dritën e botimit. Nga Tirana, ku u gjend për paraqitjen e një studimi të vyer për pluralizmin e besimeve në Shqipëri, studiuesi italian Prof. Giovanni Cimbalo duke pranuar se ekstremizmi fetar, nuk është diç e largët. Duke shtuar se ky nuk është veçse një realitet shqiptar...ndonëse në gadishull mbizotëron ortodoksia.
‘Ky rrezik nuk është vetëm i Shqipërisë por i gjithë Ballkanit. Po studiojmë statutet e shumë organizmave fetarë të Rajonit por që në fillim të këtij studimi vërehet lidhja specifike e vendit tuaj me islamin, krahasuar me vendet e tjera, njësoj siç vërehet edhe qasje unike. Unë shpresoj shumë që Shqipëria të dijë ta ruajë distancën me Islamin pasi është e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar fondamentalizmit’-pohon Profesor Cimbalo i Universitetit të Bolonjës.
Thelbi i studimit të tij është se ligjet e kanë rregulluar dhe diktuar tolerancën fetare në vendin tonë, andaj edhe duket se përballë këtij rreziku, nëse shteti shqiptar do të donte, mundet lehtësisht ta mbajë larg ekstremizmin fetar në Shqipëri.
‘Për momentin, shteti juaj është duke e bërë disi punën e tij për sa kohë ka nënshkruar marrëveshje me të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri. Por tani ka detyrë të vijojë më tej duke njohur specifikat e besimeve fetare që të mos jenë kërcënim. Shqipëria s’ka nevojë për një ligj të posaçëm sepse laiciteti i shtetit është garanci. Vetëm se shteti duhet të dijë të veprojë’- thekson Cimbalo ndërsa shqetësimin e tij mundesh ta lexosh ndër radhë.
Kësisoj, Shqipëria, si një ishull me shumicë islame në gadishullin që mbizotëron ortodoksia, s’mund të mos e orientonte studiuesin italian Giovanni Cimbalo për të analizuar Marrëdhëniet mes shtetit dhe fesë në Shqipëri e tej trajtimeve folklorike të tolerancës fetare, studiuesi flet për ligje dhe një model të cilin Evropa e ka injoruar.
E argumenti i tij për këtë çështje është ky: ‘Për shumë arsye, shqiptarët e kanë injoruar këtë fakt sikurse edhe janë injoruar nga Evropa si kontribues të mëdhenj në pluralizmin fetar që e kanë vendosur me ligj prej viteve ‘20-të. Pra këtu ka lindur ky koncept si normë juridike. Dhe këtë ja ka mësuar Shqipëria Evropës, dhe kjo tregon se bashkëjetesa fetare në vendin tuaj nuk është aspak rastësi sepse ligjet kanë diktuar të mos luftohej për fe këtu ndërsa në Evopë e botë ka ndodhur e ndodh’.
I botuar fundvitin e shkuar, ky libër është i vyer për ata që duan të studiojnë dhe të kuptojnë pse-në e tolerancës fetare e cila gjendet në ligjet e çdo legjislature që ka qeverisur vendin. Është kjo një vepër thelbësore në këtë lëmi studimi që vjen nën logon ‘Naimi’.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Shqipëria e kërcënuar nga Islami? Studiuesi Cimbalo: Ligjet e shtetit mund ta ndalin!
Sun 13 Apr 2014 - 11:05
As nji shtet , as nji popull nuk ka qen i kercnuar nga Islami (PAQJA)..
Kjo eshte vetem nji huti dhe nji fobi e radhes.. ngase jan duke verejtur se Shqiptaret po edhe bota e mencur Njerzore dita dites po vetdijesohen dhe po mundohen ta kuptojn dhe praktikojn Islamin e mirfillte..
-Shoqerit njerzore kan qen te rezikuar dhe te kercnuara po edhe jan ather kur ne ate Shoqeri, eshte perhapur :Koropcioni, hajnia, vjedhje, rena, Amoraliteti, droga, alkoholi, etj etj qe te gjitha jan ne kundershim me Islamin e mirfillte ..

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi