Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra Empty Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra

Tue 21 Jun 2011 - 17:13
Nëse mendoni se lidhja e juaj bashkëshortore ka filluar të ftohet, nisuni nga vetja dhe shikoni se si mund ta përforconi lidhjen tuaj duke ndryshuar veten tuaj. Proverbi thotë:
“Nëse dëshiron ta ndryshosh botën, ndryshoje veten”. Prandaj përgjigjuni vetes me sinqeritet, “po” ose “jo”. Nëse në ndonjërën nga pyetjet përgjigjeni me “jo”, pikërisht ajo pyetje që ka marr përgjigjen “jo” është ajo çka ju duhet të merrni në konsideratë për ta ndryshuar veten dhe raportin apo sjelljen tuaj ndaj partnerit, derisa të mos arrini në çastin për t’iu përgjigjur me “po” gjitha pyetjeve.
Do të vëreni se me ndryshimin e qëndrimit tuaj ndaj partnerit dhe ndaj vetes tuaj, do të ndryshoj për të mirë edhe lidhja e juaj martesore.


Dhjetë pyetje për burra…

1. A e gëzoni ndonjëherë gruan tuaj me ndonjë buqetë lulesh, kartëpostale për ditëlindje apo përvjetor të martesës? A i tregoni kujdes dhe vëmendje të papritur për gjëra të imta?

2. A përpiqeni për të mos e kritikuar para të tjerëve?

3. A i jepni asaj para edhe jashtë buxhetit shtëpiak?

4. A përpiqeni të kuptoni ndryshueshmërinë e natyrës së femrës? A i ndihmoni në çastet e lodhjes dhe rraskapitjes nervore?

5. A ia përkushtoni së paku gjysmën e kohës tuaj të lirë?

6. A jeni mjaft të kujdesshëm që të mos krahasoni aftësitë e saja si kuzhiniere apo shtëpiake me aftësitë e nënës suaj apo gruas së mikut tuaj, përpos nëse krahasimet shkojnë në favor të saj?

7. A interesoheni për problemet e saja në punë, për librat që i lexon, për miqtë e saj dhe vështrimet e saja mbi jetën publike dhe familjare?

8. A mundeni që pa vërejtje xhelozie të duroni gjersa vallëzon me meshkujt tjerë dhe nga ata pranon shprehje të kujdesit të imtë?

9. A e shfrytëzoni pikërisht secilin rast që t’i thoni se sa e pashme është dhe sa e doni?

10. A i thoni “faleminderit” për shërbime të vogla që Ju bënë çdo ditë? Për pullën e qepur, çorapet e arnuara apo këmishën e pastër?

Dhjetë pyetje për gratë…

1. A përziheni në punët e burrit? A përpiqeni të mos i kritikoni bashkëpunëtorët e tij dhe të mos i kundërviheni për shkak të ndonjë vonese nga puna?

2. A përpiqeni që shtëpinë tuaj ta bëni sa më atraktive dhe interesante?

3. A e përpiloni gatojcën ashtu që burri i Juaj kurrë të mos dijë se çfarë befasie e pret në racionin e ardhshëm?

4. A e kuptoni profesionin e tij aq sa të mund të bisedoni me të mbi problemet në punë dhe t’i bëheni këshilltare?

5. A dini që me guxim t’i përballoni mangësitë materiale (të parave), duke mos e ngacmuar burrin për paaftësi dhe duke mos e krahasuar me të tjerët?

6. A përpiqeni të bëheni të sjellshëm me nënën dhe familjen e tij.

7. A e respektoni së paku deri diku shijen e burrit, në veshjen tuaj personale?

8. A lëshoni pe – mjaft, në cikërrime që kërcënojnë ta prishin harmoninë bashkëshortore?

9. A përpiqeni t’i mësoni lojërat në të cilat burri i juaj e gjen argëtimin në kohën e lirë?

10. A interesoheni për ngjarjet politike, librat dhe risitë kulturore mbi të cilat do të mund të bisedonit me të?
Bestt
Bestt
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 4512
<b>Hobi</b> Hobi : ......
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/05/2011
http://......

Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra Empty Re: Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra

Tue 21 Jun 2011 - 17:49
ende sjam martuar
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra Empty Re: Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra

Tue 21 Jun 2011 - 18:07
jam beqare mi jau
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra Empty Re: Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra

Thu 26 Jan 2012 - 22:02
S'jeni martuar ende ju mo ? Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra 1698836746
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra Empty Re: Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra

Thu 26 Jan 2012 - 22:06
me von do te pergjigjem
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra Empty Re: Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra

Thu 26 Jan 2012 - 22:19
Sa i perket temes jam beqar akoma kshuqe snuk pergjigje Very Happy Very Happy
Sponsored content

Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra Empty Re: Dhjetë pyetje për burra dhe dhjetë për gra

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi