Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
jeta.17
jeta.17
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 400
<b>Hobi</b> Hobi : lEXIMI
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : KOSOV
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2011

Dhjetë faktet interesante Empty Dhjetë faktet interesante

Wed 30 Nov 2011 - 18:27
Evropa të ofron kënaqësi të pamasa, është shtëpi e vendeve më të bukura dhe piktoreske të Tokës. Shumë mitologji dhe kultura janë ngjizur dhe kanë lulëzuar në Evropë. Ne po ju sjellim disa fakte interesante rreth vendeve që mund t’i keni parë në televizion, mund t’i keni lexuar në revista ose mund të keni biseduar me miqtë tuaj për të shkuar atje një ditë.

1. Kështjellat në Gjermani

Gjermania është një nga vendet më me shumë kështjella në botë. Disa prej tyre sot janë hotele, por shumica janë zaptuar nga të pasurit.

2. Koha e migrimit

Ishte një kohë në histori e cila njihej si periudha e migrimit, kur fise të ndryshme “pushtuan” Evropën. Të parët erdhën fiset germanike, pastaj sllavët. Më vonë myslimanët, bullgarët të ndjekur nga vikingët.

3. Emri më i gjatë

Përgatisni veten për emrin më të gjatë. Një fshat në Uells ka një emër me 58 shkronja, emir më i gjatë në Evropë (i përbërë nga vetëm një fjalë). Emri i fshatit është ”Llanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobwlllantysiliogogogoch”, i cili do të thotë: “Kisha e Shën Mërisë në gropën e hazelit të bardhë afër shtjellës së pjerrët të kishës së Shën Tysilios të shpellës së kuqe”.

4. Perandoritë më të mëdha

Shumë nga perandoritë më të mëdha të botës kishin bazën në Evropë. Perandoria Britanike ishte një herë e një kohë më e madhja në botë. Kishte një shprehje që thoshte: “Dielli kurrë nuk perëndon në këtë perandori”, duke qenë se dielli gjithmonë shkëlqente në një pjesë të saj. Sipërfaqja e perandorisë përbënte një të katërtën e të gjithë sipërfaqes së Tokës. Perandoritë e tjera për tu marrë parasysh ishin ato të Rusisë, Spanjës, Francës, Romës, Perandoria Osmane dhe ajo Austro-Hungareze.

5. Mesdheu ishte një herë e një kohë shkretëtirë

Në 40 vitet e fundit janë gjetur prova se Mesdheu është tharë shpesh. Kjo është njohur ndryshe si “kriza Messiniane e kripës”. Ajo përfaqësonte një nga ndryshimet mjedisore më dramatike jashtë zonave të ngrira.

6. “Statuja e Lirisë” është ndërtuar në Francë

“Statuja e Lirisë” është dizajnuar nga Fredric Bartholdi dhe i është dhuruar si shenjë miqësie SHBA-ve. Alexander Eiffel, inxhinieri pas kullës “Eiffel” bëri kuadratin e saj prej çeliku.

7. Shteti më i madh dhe më i vogël i botës ndodhet në Evropë

Shteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë (0.44 km2) ndërsa Rusia është shteti me sipërfaqen më të madhe në botë (17 098 242 km2).

8. Stambolli, qyteti i dy kontinenteve

Stambolli është qyteti që bashkon Azinë dhe Evropën përmes ngushticës së Bosforit. Napoleoni ka thënë se nëse bota do të ishte një shtet i vetëm, Stambolli do të ishte kryeqyteti i saj.

9. Shumica e gjenive janë evropianë

Shumë filozofë të mëdhenj, të tillë si Platoni, Aristoteli, Sokrati etj, vijnë nga Evropa. Po ashtu nga kontinenti i vjetër vijnë edhe shkencëtarë si Ajnshtajni, Galileoja dhe Njutoni. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për muzikantët si Moxarti dhe Bethoveni.

10. Ferrisi më i lartë në botë ndodhet në Londër

Ai tashmë njihet ndryshe si “Syri i Londrës” ndërkohë që më parë njihej si “rrota e mijëvjeçarit”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi