Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Struktura e Kapitalit Aksioner te Bankave ne Shqiperi Empty Struktura e Kapitalit Aksioner te Bankave ne Shqiperi

Wed 22 Jun 2011 - 2:52
Sistemi bankar shqiptar filloi të zhvillohet me strukturën e ekonomisë së tregut në vitin 1992, kur u krijua edhe fillimisht sistemi me 2 nivele: Banka Qëndrore dhe bankat e nivelit të dytë. Në vitin 1992, ekzistonin tre banka me kapital shtetëror: Banka e Kursimeve, Banka Kombëtare Tregtare dhe Banka Tregtare Agrare. Gjatë 20 viteve të fundit është shënuar një progress i dukshëm në këtë sistem, përmes zgjerimit të bankave të reja private, privatizimit dhe ristrukturimit të bankave shtetërore, shtrimit të rrjetit bankar, përmirësimit të legjislacionit dhe zhvillimit të teknologjisë.

Tashmë sistemi karakterizohet nga një numër relativisht I madh bankash private (16), i financuar kryesisht nga depozitat e publikut, dhe i fokusuar në aktivitetin e kredidhënies, kryesisht për bizneset. Struktura e kapitalit aksioner të bankave në Shqipëri pasqyrohet në tabelën e mëposhtme:

Struktura e Kapitalit Aksioner te Bankave ne Shqiperi Bankatehuajaneshqiperi

Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA (Open Data Albania)

Sikurse mund të vihet re, i gjithë sistemi bankar tashmë është i privatizuar, dhe pjesa më e madhe e kapitalit zotërohet nga entitete të huaja. Grafikisht shpërndarja sipas origjinës së kapitalit aksioner paraqitet si më poshtë:

Struktura e Kapitalit Aksioner te Bankave ne Shqiperi Tregubankarneshqiperi

Vendi që mban pjesën më të madhe të peshës së kapitalit është Greqia me 25%, dhe pastaj vjen Italia me 12%, ndërkohe kapitali me burim vendas zë 11.4%. Vende të tjera me peshë të rëndësishme janë Austria, Zvicra, Gjermania, Kuvajti dhe Turqia.

Sistemi bankar shqiptar nuk paraqet një përqëndrim të theksuar në një vend të caktuar, dhe kjo mund të konsiderohet si një element pozitiv për shkak të efekteve të diversifikimit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi