Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

“Bad Boys”, pranga hakersave të bankave  Empty “Bad Boys”, pranga hakersave të bankave

Thu 25 Oct 2012 - 10:54
Të paktën 4 milionë euro vjedhje me anë të kompjuterit kanë kryer katër të rinj shqiptarë të arrestuar gjatë mesditës së të mërkurës nga policia shqiptare.

Dy të rinjtë nga Elbasani Kejdi Stambollxhiu, 19 vjeç dhe Ilir Lajthia, 28, u arrestuan nga policia lokale pasi dyshohen për një sërë vjedhjesh të disa bankave në SHBA, Francë, Itali, Gjermani e vende të tjera.

Për gjashtë muaj me radhë, pas ankesave nga vetë bankat e huaja, policia i vuri në hetim të rinjtë, të cilët përfaqësonin grupe hakersash me emrat Albanian Cyber Army dhe Albanian Hackers Group.

Pjesëtarë të këtij të fundit janë dy 15 vjeçarë nga Lezha, të cilët do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Vetë policia shqiptare kodoi operacionin ndaj tyre me amrin “Bad Boys”, duke pare edhe shumën e madhe të parave të vjedhura.

“Nga hetimet ka rezultuar e provuar se këta shtetas, nëpërmjet programeve kompjuterike të ashtuquajtura “viruse kompjuterike”, kanë sulmuar faqe interneti publike dhe private, kanë thyer masat mbrojtëse të llogarive bankare në internet të klientëve të bankave të shteteve të BE-së dhe SHBA, duke kryer transferta të paligjshme bankare në drejtim të llogarive të poseduara prej tyre, për përfitimin e shumave të parave. Gjithashtu, ata kanë ndërhyrë në të dhënat dhe sistemet kompjuterike të shtetasve të ndryshëm në rrjetin social “Facebook”, apo rrjete të tjera kompjuterike për përfitime personale”, sqaroi në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë.

Pesë krime të Kodit Penal shqiptar dyshohet të kenë konsumuar të rinjtë shqiptarë: “Mashtrimi kompjuterik”, “hyrje e pa autorizuar kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe “keqpërdorim të pajisjeve”.

Policia bëri të ditur se kishte dyshime vetëm për njërin prej tyre dhe më pas zbuloi anëtarët e tjerë të dy grupeve. Ajo tha se është duke hetuar për gjetjen e të hollave të përvetësuara nga të rinjtë.

Ndërkohë, drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se u arrit të identifikohej autori i vrasjes së tregtarit Petrit Kurti, në gusht të këtij viti, në pastiçerinë “Nelaj”.

Autori i dyshuar është shtetasi Jashar Meta, 27 vjeç, i cili ishte arrestuar më parë për rrahjen e gruas së tij. Sipas kreut të policisë së Tiranës, vrasja u krye për motive grabitjeje.
“Bad Boys”, pranga hakersave të bankave  Kompjuter-rrjeti
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi