- KajoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1050
Hobi : leximi
Vendndodhja : Kukës
Anetaresuar : 06/01/2011
ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE E TOKAVE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI
Fri 24 Jun 2011 - 15:42
Çështja e Kosovës dhe e tokave shqiptare në Jugosllavi
Kur flasim për Kosovën dhe kosovarët nuk kemi parasysh vetëm atë si krahinë gjeografike, por çështjen e të gjitha tokave dhe të të gjithë shqiptarëve që jetojnë brenda kufijve aktualë të RSF të Jugosllavisë, ngjitur me kufijtë e atdheut mëmë, RPS të Shqipërisë.
Në kuptimin më të gjerë e më të plotë këtu është fjala për Shqipërinë dhe për shqiptarët si komb që përbën një problem historik, politik, ekonomik dhe etnik të vetëm. Populli shqiptar ka etnogjenezën dhe formacionin e vet kombëtar të përcaktuar në shekuj, të gjitha tiparet e duhura të një kombi, ka historinë, zhvillimin ekonomik, kulturën dhe zakonet e veta kombëtare shumëshekullore, politikën e tij etj.
Ky është një realitet i pakundërshtueshëm si në planin historik, ashtu edhe në atë politik.
Problemi i shqiptarëve që jetojnë në tokat e tyre në Jugosllavi, nuk është problem i një "minoriteti", i ardhur apo i vendosur diku në një zonë vakum si emigracion ekonomik, as i shkaktuar nga dyndja e Perandorisë Osmane dhe as nga rritja e natyrshme demografike e shqiptarëve që i shqetëson Maltusët e rinj serbomëdhenj. Shqiptarët në Jugosllavi përbëjnë një etni, një popull të formuar në shekuj, që ka historinë, gjuhën, kulturën e vet, një popull autokton, të cilin, siç dihet, fuqitë e mëdha imperialiste e copëtuan, e shkëputën nga mëmëdheu i vet dhe ia aneksuan Jugosllavisë. Këtë askush nuk mund ta fshehë. Çdo interpretim tjetër i këtij problemi e i kësaj çështjeje është arbitar, është një shtrenmbërim, një falsifikim i rëndë e i dëmshëm i historisë. Prandaj problemi i kombit shqiptar, i popullit shqiptar dhe veçanërisht i shqiptarëve në Jugosllavi, që janë një pjese e madhe përbërëse e popullit shqiptar, ka qenrë dhe është një problem i vetëm historik. Populli shqiptar ka luftuar pa pushim e në shekuj kundër armiqve të egër e shumë më të mëdhenj në numër. Në të gjitha këto luftra shekullore, humbjesh e fitoresh, vite robërie, populli shqiptar asnjëherë në historinë e tij nuk e bumbi qenien e vet si komb. Përkundrazi, në çdo rrethanë e ka manifestuar atë me një vitalitet të jashtëzakonshëm e shembullor. Ai nuk e humbi as unitetin e tij dhe as qenien e vet si një shtet në formim dhe në zhvillim.
Perandoritë botërore dhe fuqitë e mëdha nuk e, zhdukën dot etninë kompakte të shqiptarëve, as nuk mundën ta asimilonin, t'i ndërronin kulturën, gjuhën, doket dhe zakonet. Këtë e vërteton vetë qenia e popullit shqiptar. Historia tregon se i vetëm, pa asnjë përkrahje nga fuqi të huaja, të cilat i ka pasur kurdoherë kundër, ai ka rezistuar dhe ka luftuar me sukses për lirinë e kombit të vet dhe për kompaktësinë e tij, ka luftuar për mbrojtjen e pavarësisë si shtet sovran, të kulturës së tij dhe të të drejtave të tij të natyrshme e të ligjshme. Kurdoherë vetëm lufta dhe gjaku i tij i derdhur kanë bërë qëtë arrihej fitorja.
Në Luftën e Dytë Botërore populli shqiptar dhe popujt e Jugosllavisë luftuan së toku e në aleancë të ngushtë armësh kundër pushtuesve fashistë italianë e gjermanë. Edhe shqiptarët që jetonin në Jugosllavi, luftuan me heroizëm tok me ne dhe me të gjithë popujt e Jugosllavisë kundër të njëjtëve armiq. Jo vetëm luftuan së toku, por Ushtria e jonë Nacionalçlirimtare u shkoi në ndihmë partizanëve jugosllavë e vëllezërve kosovarë dhe në tokat e tyre derdhi gjakun e bijve e të bijave të popullit shqiptar. Ne vepruam siç na mësonte Partia Komuniste e Shqipërisë, me ndërgjegje e frymë të lartë internacionaliste. Ne mendonim se kështu do të arrihej fitorja e çlirimit nga popujt e të dy vendeve tona, do të zhdukej robëria dhe do të ndreqeshin gabimet tragjike të historisë së kaluar. Ne besonim se pas fitores çdo gjë do të zgjidhej në rrugën marksiste-leniniste. Garanci për këtë ishin partitë komuniste që udhëhiqnin Luftën Nacionalçlirirntare në të dy vendet. Por bindja jonë te "komunizmi e internacionalizmi" i udhëheqësve jugosllavë, besimi te fjalët e tyre nuk u vërtetuan. Në fakt, udhëheqja e PK të Jugosllavisë nuk e shikoi kurrë drejt e në rrugë marksiste-leniniste çështjen e së ardhmes së shqiptarëve në Jugosllavi, prandaj edhe do ta zgjidhte, siç e zgjidhi gabim e shtrembër, në rrugë nacionaliste dhe shoviniste, plotësisht

Re: ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE E TOKAVE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI
Fri 24 Jun 2011 - 15:43
antimarksiste.
Zgjidhja e gabuar e kësaj çështjeje të madhe e parimore filloi që në mbledhjen e dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Jugosllavisë, mbajtur në Jajcë në nëntor të vitit 1943, ku viset shqiptare në Jugosllavi u përdorën si një mjet për të rregulluar përmasat tokësore e të popullsisë së republikave të Federates, veçanërisht të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi. E ardhmja e shqiptarëve të Jugosllavisë u vendos a priori nga lart, pa aprovimin dhe vetëvendosjen e popullit shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi dhe pa as më të voglin konsultim me aleaten e popujve të Jugosllavisë, e interesuar drejtpërsëdrejti në këtë çështje, Shqipërinë popullore. Udhëheqja e PK të Jugosllavisë, në kundërshtim me "politikën e barazisë nacionale" të shpallur në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it në Jajcë, shkeli pa të drejtë vullnetin e shqiptarëve në Jugosllavi, të shprehur në mbledhjen themelvënëse të Konferencës së Parë të Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, mbajtur në Bujan më 31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944, që ishte në përputhje me të drejtën e "vetëvendosjes deri në shkëputje" të popujve që përbënin Jugosllavinë dhe që ishte përcaktuar në dokumentet themelore të Partisë Komuniste e të Lëvizjes Nacionalçlirimtare jugosllave.
Për sa i përket konsultimit me Shqipërinë popullore për zgjidhjen e këtij problemi historik, udhëheqja jugosllave e quante a priori të panevojshëm. Ajo ishte kundër një konsultimi të tillë, pse e dinte që një diskutim parimor, marksist-leninist e miqësor në mes udhëheqjeve të të dy vendeve tona, duke marrë parasysh edhe vullnetin e lirë të shqiptarëve që banonin në trojet e tyre në Jugosllavi, do të çonte në një zgjidhje të drejtë dhe aspak shovinisto-arbitrare e nacionaliste si ajo që ndërmori udhëheqja jugosllave.
Asgjë nuk mund t'i mbulojë e t'i justifikojë raprezaljet e përgjakshme kundër shqiptarëve më 1945, më 1966 e përsëri më 1981, diskriminimin e tyre, lënien në varfëri, shtypjen nacionale, mohimet e dallimet e mëdha në fushën e arsimit dhe të kulturës në Kosovë e në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi. Rënia në fatkeqësi e grupit serbomadh të Rankoviçit, e më vonë e grupit tjetër serbomadh të Nikeziçit, shënojnë periudhën e demagogjisë politike të titistëve ndaj Kosovës dhe kosovarëve. Nevoja për balancimin e forcave të ndryshme brenda Federatës, çoi në njëfarë rishikimi formal të statusit të Kosovës, e cila nga krahinë e thjeshtë e Serbisë, u emërtua krahinë "autonome" e saj.
Me dashje ose pa dashje të serbëve, kjo situatë e re u dha mundësi shqiptarëve në Jugosllavi, dhe sidomos kosovarëve, të zgjeronin arsimin, të ngrinin Universitetin e Prishtinës, të zhvillonin kulturën, të mësonin historinë e popullit të tyre, të vendosnin kontakte dhe marrëdhënie arsimore-kulturore dhe ekonomike me Shqipërinë, në bazë të ligjeve të Federatës dhe të marrëveshjeve zyrtare midis RPS të Shqipërisë dhe RSF të Jugosllavisë. Por baza ekonomike e Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës mbeti përsëri shumë e dobët, u la pas dore. Pasuritë e saj përsëri u shfrytëzuan pa skrupull nga republikat e tjera të federatës, sidomos nga Serbia. Të gjitha "zgjidhjet" që u paraqitën me bujë të madhe gjatë kësaj periudhe ishin të shpëlara, ishin koniunkturale e të dobishme për Beogradin dhe Shkupin. Sipas rastit, pa u thënë haptazi, ato konsideroheshin ose si "lëshime oportuniste të Titos", siç ndodhte me serbët, ose si "fitore të arritura në sajë të Titos", siç trumbetoheshin nga udhëheqës shqiptarë të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës.
Ngjarjet që kanë ndodhur pas vdekjes së Titos kanë treguar se sa gabim e në ç'rrugë antimarksiste ishte zgjidhur çështja nacionale në Jugosllavi dhe veçanërisht çështja e shqiptarëve. Kërkesave të tyre të ligjshme brenda kushtetutës, iu dha një grusht i rëndë dhe i përgjakshëm nga ana e udhëheqjës shoviniste serbe dhe e të gjithë udhëheqjes jugosllave pas demonstratave që u bënë në Kosovë në mars e në prill të këtij viti. Tash më shumë se kurdoherë tjetër mbi kosovarët dhe gjithë shqiptarët në Jugosllavi, përveç gjendjes ekonomike të mjeruar që i ka mbuluar, rëndon edhe shtypja e egër nacionale. Mbi ta është vendosur ligji i terrorit policor, janë derdhur policia, milicia dhe ushtria serbe, burgjet janë mbushur plot me të rinj e të reja. Masat që janë marrë e po merren, shkojnë jo vetëm drejt zhdukjes së çdo të drejte të ligjshme, por edhe drejt shkombëtarizimit të shqiptarëve në Jugosllavi. Sot kërkesa të tilla janë publike, bëhen në instancat më të larta republikane e

federative të Jugosllavisë e nga personalitete zyrtare serbe e jugosllave nga më të lartat. Nga shqiptarët vetëm kush flet pro shovinizmit serbomadh, ka të drejtë të hajë një krodhë bukë në RSF të Jugosllavisë të vetadministruar.
Ç'kërkuan; në fund të fundit, shqiptarët në demonstratat masive që u zhvilluan në qytete e fshatra të ndryshme në Kosovë?
Shqiptarët në Jugosllavi më se një herë, me demonstrata paqësore dhe pa demonstrata, kanë kërkuar që gjendja e tyre kushtetuese, ekonomoke dhe socialkulturore, të ndreqej, të vihej në rrugë të drejtë, brenda ligjeve të Federatës, ata kërkuan të kenë statusin e këtyre demonstratave, nuk kanë dashur të arrihej në situatat në të cilat i çoi punët udhëheqja revizioniste serbe dhe RSF e Jugosllavisë, ata nuk kërkuan as shkëputjen nga Federata, as bashkimin me Shqipërinë. Por kërkesave të drejta e të ligjshme të studentëve, punëtorëve, fshatarëve e intelektualëve kosovarë, as ua vuri veshin kush. Jo vetëm kaq, por ata si edhe herë të tjera kur kanë paraqitur kërkesa të tilla të ligjshme e të drejta, u cilësuan si nacionalistë, u persekutuan dhe u mbytën në gjak. Asnjë zgjidhje politike nuk u është dhënë këtyre kërkesave dhe as që mund t’u jepej, në rast se bisedohet jo si midis të barabartëve, por si midis padronit të plotfuqishëm dhe çirakut të tij të bindur. Asnjëherë e për as asgjë themelore nuk është marrë mendimi i drejtëpërdrejtë i popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi. Kurdoherë është marrë mendimi i aristokracisë së re titiste të Kosovës.
Por a mund të zgjidhen kështu këto probleme në kohën tonë? Kurrsesi. Eshtë e pamundur të mbahet në varfëri e më mjerim një popull, toka e të cilit është e begatë dhe grabitet nga të tjerët. Eshtë e pamundur të mbash nën frikën e tankeve e të bajonetave një popull trim si shqiptarët. Eshtë e pamundur ta shtrembërosh ose ta zhdukësh historinë dhe kulturën e tij të lashtë. Eshtë e pamundur t'ia zhdukësh ndjenjën patriotike dhe dashurinë për mëmëdheun. Jugosllavët të gjitha kërkesat e shqiptarëve në këto drejtime i quajnë nacionalisto-shoviniste-irredentiste, kurse veprimet e egra shtypëse të vetat i quajnë "socialiste", humane! Kjo është me të vërtetë e çuditshme!
Tash, pse ne i themi hapur këto të vërteta dhe kërkojmë me insistim që ky problem i zgjidhur gabim të ristudiohet me gjakftobtësi dhe të mos shkohet në dhunë e në terror, pse kërkojmë t’u jepet fund persekutimeve dhe të lirohen djemtë dhe vajzat kosovare, na quajnë "shovinistë" dhe RPS të Shqipërisë e akuzojnë se ndërhyn më punët e brendshme të Jugosllavisë, bile atë e akuzojnë se nxit turbullirat në Kosovë e gjetkë! Dhe si i nxit ajo këto turbullira? Nëpërmjet marrëdhënieve arsimore e kulturore zyrtare! Shkohet deri atje sa të thuhet se RPS e Shqipërisë bën kauzë të përbashkët me reaksionin politik shqiptar në mërgim, të cilin me e kemi luftuar dhe e luftojmë me të gjitha forcat tona.
Asnjëherë nuk kemi ndërhyrë më punët e brendshme të Jugosllavisë. E kundërta ka ndodhur nga ana e Jugosllavisë. Revizionistët jugosllavë komplotuan për likuidimin e udhëheqjes së Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe për inkuadrimin e Shqipërisë në Federatën Jugosllave si republikë të shtatë të saj, duke menduar që me këtë zgjidhnin një herë e mirë dhe në rrugë aneksioniste e imperialiste problemin e gjithë kombit shqiptar. Por këto komplote as u realizuan, as do të realizohen ndonjëherë. Shqipëria s'është e s'do të bëhet kurrë një mjet rregullimi për të qetësuar konflikiet e kontradiktat midis klaneve jugosllave. Ajo sot ka zot popullin e saj, një popull që për nga vitaliteti, trimëria dhe atdhedashuria s'do t'ia dijë nga askush.
Shqipëria nuk ka bërë ndonjëherë rivendikime tokësore ndaj Jugosllavisë, asnjë kërkesë për rektifikim kufijsh nuk gjen në dokumentet tona. Por kemi deklaruar dhe deklarojmë solemnisht se duke shtruar problemin kështu dhe duke mbajtur këtë qëndrim, s'kemi mohuar dhe as do të mohojmë kurrë faktin se në Jugosllavi rron një pjesë e madhe e kombit dhe e popullit shqiptar. Në këtë kuptim ne kemi mbrojtur dhe do të mbrojmë edhe në të ardhmen, me të gjitha forcat e në rrugën marksiste-leniniste, të drejtat e ligjshrne të vëllezërve tanë shqiptarë matanë kufirit dhe kjo nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë. Kjo është e drejta jonë e pamohueshme.
Ekziston edhe një e vërtetë tjetër. Pas luftës, në vitin 1946, një delegacion i vendit tonë, që kryesoja unë, bëri vizitën e parë zyrtare në Jugosllavi. Në bisedimet zyrtare që u zhvilluan

me këtë rast me Titon, ky i fundit kërkoi të dinte se ç'mendoja unë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi. Unë i dhashë mendimin e palës shqiptare se Kosova dhe viset e tjera të banuara nga shqiptarët i përkasin Shqipërisë dhe duhet t'i kthehen kësaj. Shqiptarët luftuan që të ketë një Shqipëri të lirë e sovrane, së cilës tani duhet t'i bashkohen edhe viset shqiptare të Jugosllavisë. Presidenti Tito u përgjigj: "Jam dakord me pikëpamjen tuaj, por tash për tash nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë, sepse serbët nuk do të na kuptojnë". Ky premtim zyrtar i Titos për këtë problem të madh e parimor nuk u shoqërua me asnjë veprim të mëtejshëm nga ana e jugosllavëve. Çdo gjë ishte mashtrim nga ana e tyre. Bile Josip Brozi as nuk më ftoi që me këtë rast të veja e të vizitoja Kosovën, por më çoi të shikoja Kroacinë e Slloveninë. A ka këtu sinqeritet, qëllime të mira, qëndrim komunist? Jo. Përkundrazi, hipokrizi dhe përpjekje për të mbuluar krimet e kryera, shkeljen e të drejtave të një populli të tërë dhe për të fshehur komplotet për të ardhmen. Titoja dhe klika e tij shoviniste e mësuan qëndrimin e hapur të udhëheqjes shqiptare ndaj problemit të shqiptarëve në Jugosllavi, prandaj në asnjë mënyrë nuk deshën që kjo udhëheqje të takohej me vëllezërit shqiptarë në Jugosllavi e të mësonte nga goja e tyre problemet që i shqetësonin dhe t’u thoshte atyre qëndrimin e vet të vendosur përkrah të drejtave të tyre.
Ja përse ne kemi thënë e themi se gjithë periudha e marrëdhënieve "të mira" me Jugosllavinë ka qenë periudha e komploteve të jugosllavëve kundër PPSH dhe RPS të Shqipërisë dhe kjo në të gjitha fushat.
Prishja e miqësisë midis Shqipërisë e Jugosllavisë e ka burimin pikërisht në politikën me qëllime të këqija dhe në komplotet e rrezikshme, shovinisto-imperialiste, aneksioniste të Jugosllavisë ndaj shqiptarëve e Shqipërisë nën sundimin e Titos. Ne e kemi luftuar dhe vazhdojmë ta luftojmë e ta demaskojmë politikën shoviniste antishqiptare jugosllave dhe teorinë pseudosocialiste që është në bazë të sistemit vetadministrues jugosllav. Ne kemi të drejtë ta themi hapur pikëpamjen tonë për këtë. Këtë të drejtë e kanë edhe të tjerët të shfaqin pikëpamjet e tyre, ashtu siç i kanë për sistemin tonë. Në këto baza janë ndërtuar marrëdhëniet tona shtetërore me Jugosllavinë. Në këto baza janë ndërtuar ato edhe me shtetet e tjera. Për sa u përket jugosllavëve ata kurrë nuk e kanë mbyllur gojën kundër nesh. Përkundrazi, kemi dëgjuar prej tyre të gjitha llojet e shpifjeve e të akuzave, haptazi e prapa krahëve deri në skutat më të largëta të botës.
Çështja e Kosovës është një tragjedi. Ne do të mbrojmë të drejtat legjitime të vëllezërve tanë dhe kjo nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë. Jugosllavët duhet të pushojnë terrorin dhe persekutimet ndaj shqiptarëve, të likuidojnë shtypjen nacionale dhe t’u jepen shqiptarëve të gjitha të drejtat që u takojnë.
2 korrik 1981

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi