- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Fuqitë e Mëdha dhe çështja shqiptare
Thu 28 Nov 2013 - 10:23
PASKAL MILO
Çështja shqiptare, në kuptimin nacional e territorial, në Ballkan lindi gjatë Krizës Lindore e u diskutua në Kongresin e Berlinit, në vitin 1881. Ajo u krijua si e tillë kur kombet e tjera në Ballkan ose kishin krijuar shtetet e tyre kombëtare, ose ishin në procesin përfundimtar të krijimit të tyre.
Shqiptarët u penguan me dhunë nga Perandoria Osmane për t’u futur në rrugën e autonomisë e të pavarësisë kombëtare. Çështja e tyre kombëtare u injorua nga Fuqitë e Mëdha të kohës, të cilat mbështetën copëtimin e parë të trojeve shqiptare në Ballkan në favor të mbretërive fqinje të veriut e të jugut.
Nacionalizmi shqiptar dhe platforma e tij politike për shtet kombëtar erdhën të vonuar. Përpjekja e tij e parë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, dështoi. Rreth tridhjetë vjet më vonë, Lëvizja Kombëtare Shqiptare realizoi pjesërisht misionin e saj historik, shpalljen e pavarësisë e krijimin e shtetit kombëtar. Shpallja u bë në rrethana të pafavorshme europiane e ballkanike. “Koncerti Europian” përfundimisht po ndahej në dy blloqe kundërshtare, ndërsa monarkitë ballkanike kishin filluar luftën kundër Turqisë për ta larguar nga Ballkani, për të bashkuar territore të tyre ose që kontestoheshin prej tyre, përfshirë këtu edhe territore etnike shqiptare.
Fuqitë e Mëdha thuajse me të njëjtën logjikë si në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) bënë copëtimin e dytë, më të madh të trojeve shqiptare në favor të shteteve fqinje dhe njohën një shtet shqiptar të cunguar në formën e një principate autonome, asnjanëse e nën garancinë e tyre. Ky vendim e ndau më dysh kombin shqiptar, por Eduard Grei, ministri i Jashtëm anglez, në emër edhe të Fuqive të tjera të Mëdha e cilësoi si kurban në altarin e paqes europiane!
* * *
Çështja shqiptare nuk ishte e vetmja që nuk gjeti zgjidhje të drejtë në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës. Traktati i 30 majit 1913 midis shteteve ndërluftuese ballkanike u imponua me forcën e armëve dhe veç i thelloi më tej armiqësitë dhe kontestimet për territore që nuk ishin të tyre. Por çështja shqiptare u regjistrua në hipotekën ballkanike si pengu më i madh, krahas të tjerave për të ardhmen e rajonit. Gjithë shekulli XX u bë një dëshmi e gjallë, por e dhimbshme e plagëve të rënda që shkaktoi kirurgjia imperialiste e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në trupin e kombit shqiptar, por edhe në bashkëjetesën e tij me popujt fqinjë.
Rënia e komunizmit në Europë dhe dezintegrimi i formulave shtetërore multietnike të ngritura e të mbajtura me dhunë krijoi mundësinë potenciale që çështjet shekullore nacionale të pazgjidhura në Ballkan të gjenin një zgjidhje racionale mbi bazën e parimit të gjithëpranuar të vetëvendosjes, e të parimeve të tjera të njohura ndërkombëtare të fiksuara në Kartën e Helsinkit 1975 e të Parisit 1990. Por demonët e nacionalizmit ekstrem nuk mund të pajtoheshin me idenë e lirisë e të mëvetësisë nacionale të popujve të mbajtur me dhunë nën sundimin gati shekullor të shovinizmit. Ndaj edhe për të ruajtur në këmbë konstruksionet e dhunshme e artificiale shtetërore multietnike të krijuara e të konfirmuara nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në 1913, Konferenca e Paqes e Parisit 1919-1920 e Konferenca e Jaltës 1945, ata përgjakën boshnjakët e shqiptarët deri në gjenocid e shfarosje masive e dhunuan çdo komunitet tjetër etnik që kërkonte të drejtat e tij njerëzore.
Disa fuqi europiane e patën të vështirë të reviziononin politikat e tyre të vjetra të klientelizmit në Ballkan edhe në vitet ‘90 të shekullit të kaluar dhe hezituan të ndalonin që në fillim e me forcë duart gjakatare të Millosheviçit, të Karaxhiçit e të Mlladiçit për të mos ndodhur Srebrenicat e Raçakët. Ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Bosnjë e në Kosovë ishte shpëtimtare jo vetëm për boshnjakët e shqiptarët, por edhe për të ardhmen demokratike të të gjithë rajonit.
* * *
Pas përfundimit të luftës në Bosnjë në 1995-n, çështja shqiptare u fut në rrugën e zgjidhjes. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e, pas tyre ndonjë fuqi europiane, e kuptuan se pa u çliruar shqiptarët nga shtypja e diskriminimi nacional nuk mund të pretendohej stabiliteti, paqja e siguria në Ballkan. Për herë të parë në shekullin XX shumica e Fuqive të Mëdha ishin të prira të bënin korrigjime në vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në 1913, për çështjen shqiptare. Them korrigjime, se ato nuk ishin e nuk janë për t’i ndryshuar në themel ato vendime e për t’u dhënë mundësinë shqiptarëve për t’u bashkuar në një shtet të vetëm. Për herë të parë në shekullin XX interesat themelorë kombëtarë shqiptarë në Ballkan u përputhën me interesat gjeostrategjikë të SHBA e të NATO-s në Ballkan. Për aq sa ato u pajtuan, erdhi edhe bashkëpunimi që çoi në një mbështetje më të gjerë të luftës për liri e të drejta kombëtare, në Konferencën e Rambujesë e të Parisit në shtrëngimin përmes forcës të regjimit të Millosheviçit për t’u tërhequr nga Kosova e për t’i hapur rrugën pavarësisë së saj. Me objektivin për t’u garantuar shqiptarëve të Maqedonisë statusin e qytetarëve të barabartë me maqedonasit në shtetin e tyre të përbashkët, u investuan fuqishëm edhe SHBA, BE e NATO, që çoi në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit në gusht 2001.
* * *
Pavarësia e Kosovës në vitin 2008 ishte ngjarja më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë kombëtare në nëntor 1912. Progresi i dukshëm në statusin e shqiptarëve në Maqedoni e në Mal të Zi, si dhe shtruarja e çështjes çame nga politika shqiptare si një problem për zgjidhje, i ka bërë shqiptarët një faktor shumë të rëndësishëm në Ballkan. Kjo situatë në mes të shqiptarëve ka zhvilluar emocione pozitive, krenarie e përgjegjësie. Por jo në pak prej tyre ka ngjallur shpresa edhe për bashkim kombëtar të afërt dhe krijimin e një shteti të vetëm shqiptar. Kundërshtarët historikë të shqiptarëve, por edhe një pjesë e mirë e politikës dhe e diplomacisë rajonale e ndërkombëtare e kanë pagëzuar prej një shekulli këtë qasje si përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Ky është një koncept atavist i platformave shoviniste ballkanike të shekujve XIX-XX. Në realitet nuk ka pasur asnjëherë platformë kombëtare shqiptare për “Shqipëri të Madhe”, siç kanë qenë platforma greke e Megali-Idesë, platforma serbe e Garashaninit apo edhe e të gjithë dishepujve të tjerë të nacionalizmit shovinist serb deri te Millosheviçi. Në Shqipëri e në mes të shqiptarëve ka pasur gjithnjë një shqetësim të artikuluar për padrejtësinë historike të Konferencës së Londrës 1913, që çoi në copëtimin e trojeve shqiptare dhe për keqtrajtimin që u është bërë bashkëpatriotëve të tyre, që kundër vullnetit u detyruan të jetonin në vendet fqinje. Sigurisht që herë pas here, madje edhe sot ka zëra jo të pakët, idealistë, por edhe politikanë që e kërkojnë bashkimin kombëtar, “Shqipërinë etnike”, “Shqipërinë natyrale”. Demokracia në të cilën pretendojmë se jetojmë, e lejon lirinë për të shprehur pikëpamje dhe ide që mund të mos u pëlqejnë të tjerëve. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Rreziku paraqitet kur këto ide e pikëpamje bëhen platforma zyrtare e politika aktive të qeverive e të shteteve dhe kur shoqërohen me veprime konkrete.
* * *
Jo pak njerëz e kërkojnë sot zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në kuptimin e modelit klasik të shekujve që mbetën pas, bashkimin e të gjitha territoreve shqiptare në Ballkan në një shtet të vetëm. A është e mundur që të ndodhë sot kjo? Për mendimin tim jo. Çështja shqiptare do të zgjidhet në rrethanat e reja të shekullit XXI, përmes integrimit të të gjitha vëedeve të Ballkanit Perëndimor në BE e në NATO.
* * *
Shqiptarët janë një element i rëndësishëm strategjik për ekuilibrat në Ballkan, jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, është në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtar në BE. Ajo ka një marrëdhënie të posaçme strategjike me Shtetet e Bashkuara, që u konfirmua edhe një herë tjetër fuqishëm nga qeveria e re shqiptare. Kosova përditë e më tepër po konsolidohet si shtet i pavarur e po njihet ndërkombëtarisht. Bisedimet e drejtpërdrejta me Serbinë dhe arritja e marrëveshjeve konkrete midis dy vendeve është një njohje de fakto e pavarësisë së Kosovës. Së bashku me dezintegrimin e Jugosllavisë e krijimin e shteteve të pavarura nga kombet që u shkëputën prej saj, ajo është ndryshimi më i madh gjeopolitik që ka ndodhur në Ballkan në shekullin që kaloi.
Ballkani nuk ndryshoi vetëm nga ana gjeopolitike, por edhe nga ajo gjeostrategjike. Tashmë prodhon siguri të mjaftueshme dhe gjithnjë e më shumë është integruar në strukturat e sigurisë rajonale, europiane e ndërkombëtare. Ai nuk është më molla e sherrit e Fuqive të Mëdha, por ka arritur që në shumicën e konflikteve e të krizave që prodhoi në dy dhjetëvjeçarët e fundit, t’i bashkojë në mos të gjitha, shumicën e tyre, për të bashkërenduar politikat e veprimet në kërkim të zgjidhjeve më të përshtatshme.
Ballkani sot nuk është në vëmendjen parësore të Fuqive të Mëdha për shkak të stabilitetit relativ që ekziston e për shkak të konflikteve e krizave të reja që ka në rajone të tjera të botës, e sidomos në Lindjen e Mesme. Nuk është produktive dhe me synime afatgjata kur vëmendja përqendrohet vetëm për të mbyllur plagë e për të zgjidhur konflikte. Mirë është që ajo të fokusohet në projekte serioze zhvillimi dhe integrimi që garantojnë prosperitet për popujt e mirëkuptim midis tyre. Këtu ka shumë për të bërë.
* * *
Mungesa e vëmendjes parësore nuk do të thotë se Fuqitë e Mëdha e kanë lënë jashtë axhendave të tyre Ballkanin. Ato janë të pranishme në forma e mënyra të ndryshme, politike, ekonomike dhe ushtarake. Ka më tepër një status quo se një tërheqje. Ka një ndryshim në klubin e Fuqive të Mëdha prezente në Ballkan, disa kanë humbur statusin, peshën e rolin që kanë pasur 100 vite më parë, të tjera kanë ruajtur një prani e influencë relative, kryesisht ekonomike e politike. SHBA është e vetmja fuqi, më e madhja deri tani, që theu monopolin e “koncertit europian” në Ballkan. Ato erdhën e u vendosën pas Luftës së Dytë Botërore në rajon më tepër si frenues i ekspansionit sovjetik për t’u bërë pas viteve ‘90 vendi me influencën dominuese në ndalimin e konflikteve, në rivendosjen e stabilitetit e në garantimin e sigurisë e të paqes rajonale.
* * *
Katër prej ish-Fuqive të Mëdha të Konferencës së Londrës të 100 viteve më parë janë sot anëtarët më në zë të Bashkimit Europian (Gjermania, Britania, Franca dhe Italia). Prania dhe roli i tyre në Ballkan si vende të veçanta është i një rëndësie të përshkallëzuar e relative në raport me influencën parësore, që ato të gjitha së bashku e në kuadër të BE ushtrojnë në rajon. Lidershipi i BE është thuajse i gjithëpranuar, sepse ai udhëheq e monitoron aktualisht procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. BE sot në një farë kuptimi provokativ është “Koncerti europian” i fillimit të shekullit XXI si një organizëm modern kolektiv, që ende e udhëheq Ballkanin deri në bashkimin e tij institucional me familjen europiane. Por, krahas shumë ndryshimeve të padiskutueshme të këtyre dy strukturave historike në kohë, në organizim, synime e përmbajtje, dua të nënvizoj një prej tyre: vendin e rivalitetit të dikurshëm e ka zënë unanimiteti e bashkëveprimi, për t’u dhënë një të ardhme të sigurt europiane popujve të këtij rajoni.
Nëse në gjeostrategjinë ballkanike të katër Fuqive europiane, anëtare të BE, ka një ndryshim thelbësor në krahasim me një shekull më parë, mbetet një çështje diskutimi optika gjeostrategjike ruse në Ballkan. Rusia e Putinit sot pa dyshim që është e ndryshme në shumë aspekte nga Rusia e Carit Nikollai II në fillimet e shekullit të kaluar. Veç në mos identike kanë mbetur të përafërta synimet e tyre në Ballkan, disa instrumente e metoda që mund të jenë perfeksionuar e modernizuar me kalimin e kohës. Në programin kuadër të politikës së jashtme të Rusisë të miratuar nga Presidenti Putin, në shkurt 2013, nënvizohet se “rajoni i Ballkanit është i një rëndësie të madhe strategjike për Rusinë, përfshirë edhe rolin e tij si një qendër e madhe transporti dhe infrastrukture, që përdoret për furnizim me gaz dhe naftë për vendet europiane”.Dokumenti zyrtar i politikës së jashtme ruse nënvizon vetëm një aspekt të “rëndësisë së madhe strategjike”, që përfaqëson Ballkani sot për Rusinë. Veç ka edhe të tjerë që nuk përmenden, por që nënkuptohen: aspektet politike e ushtarake. Historikisht baza e politikës ruse në Ballkan kanë qenë e mbeten vendet sllave, veçanërisht Serbia. Në këto vende Rusia është e pranishme me investime të rëndësishme ekonomike, ka një prani tradicionale kulturore dhe një influencë politike jo të vogël. Me Serbinë ka dhe një marrëdhënie më komplekse e më të ngushtë, që nuk e përjashton aspektin e bashkëpunimit ushtarak e të një aleance dukshëm të strukturuar.
* * *
Serbia ndodhet në dilemën e riorientimit.
Asaj i janë ofruar shanset e integrimit në BE e në NATO, por jo pa paguar një çmim që fillon me çështjen e Kosovës e që mbaron me rishikimin e aleancës strategjike me Rusinë. Beogradit do t’i duhet të zgjedhë, jo për t’u larguar nga lidhjet tradicionale me Rusinë, por për të përcaktuar përparësitë në marrëdhëniet me qendrat e mëdha të politikës europiane e globale, me BE, NATO-n e SHBA. Nëse në raport me integrimin në BE vullneti politik i Serbisë është shprehur i qartë, marrëdhëniet me NATO-n janë në fazën fillestare të bashkëpunimit dhe të dyzuara për shkak të mungesës së vlerësimeve pozitive për Organizatën e Atlantikut Verior në radhët e opinionit publik serb.
Një faktor tjetër i rëndësishëm, që tenton të ndryshojë ekuilibrat e brishtë gjeopolitikë në rajonin e Ballkanit e në favor të vet, është Turqia. Konferenca e Londrës 100 vjet më parë legjitimoi largimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani, duke e kufizuar atë në cepin lindor të rajonit. Sot Turqia, e ndodhur në statusin e një fuqie rajonale në një hapësirë të gjerë rreth saj e me synimin për të hyrë në lojën globale të Fuqive, është rikthyer fuqishëm në Ballkan. Ka zgjedhur si armë të saj ekspansionin ekonomik dhe investimet në sektorë strategjikë të vendeve të rajonit, praninë e saj të natyrshme në institucionet rajonale të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe në organizimet e sigurisë rajonale dhe europiane, traditën e hershme të lidhjeve të gjithanshme, minoritetet turke dhe popullsi vendëse të besimit mysliman. Platformën filozofike të kësaj strategjie, që është edhe një nga boshtet e politikës së jashtme të Turqisë sot, e ka përpunuar disa vite më parë ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, në librin e mirënjohur “Thellësia strategjike”.
* * *
Duhet pranuar se strategjia turke në Ballkan e më gjerë i ka trazuar jo pak ujërat dhe është akuzuar për “neo-otomanizëm”. Deklaratat e Kryeministrit turk, Erdogan, në Prizren të Kosovës, muajin e kaluar, veçsa i ushqyen edhe më tepër këto akuza. Shumica e shqiptarëve, për shkak të specifikës historike të marrëdhënieve shqiptaro-turke e të një afiniteti e tradite kulturore e fetare të përbashkët, janë të prirë ta pranojnë rritjen e prezencës së gjithanshme turke në rajon. Politika zyrtare e Shqipërisë dhe e Kosovës e ka miratuar një rol të tillë për sa kohë që Turqia është përcaktuar si partner strategjik i tyre. Një numër arsyesh jo thjesht historike e të traditës, por edhe ekonomike e gjeopolitike, ka bërë që Tirana e Prishtina ta shpallin këtë status marrëdhëniesh në rrugë zyrtare.
Ndryshimet gjeopolitike në Ballkan pas viteve ‘90 dhe rikonfigurimi i faktorit shqiptar në rajon, rritja e peshës dhe i rolit të tij në zhvillimet rajonale janë realitete të dukshme e të prekshme. Administrimi i tyre nga klasa politike shqiptare në rajon duhet bërë me mençuri, pa pasione dhe emocione, në bashkëpunim me të gjithë faktorët shqiptarë e në emër të së ardhmes së përbashkët e të integruar europiane. Duhet pasur kujdes që në çdo veprim të udhëheqë interesi kombëtar dhe ai i perspektivës dhe jo ai i çastit ose i një segmenti të caktuar politik. Destinacioni final i shqiptarëve është Europa e Bashkuar. Ajo është ylli polar, që duhet të udhëheqë sot e nesër gjithë botën shqiptare në rrugën e saj drejt të ardhmes.
Dinamika e evolucionit
Ballkani sot nuk është në vëmendjen parësore të Fuqive të Mëdha për shkak të stabilitetit relativ që ekziston e për shkak të konflikteve e krizave të reja që ka në rajone të tjera të botës, e sidomos në Lindjen e Mesme. Nuk është produktive dhe me synime afatgjata kur vëmendja përqendrohet vetëm për të mbyllur plagë e për të zgjidhur konflikte. Mirë është që ajo të fokusohet në projekte serioze zhvillimi dhe integrimi që garantojnë prosperitet për popujt e mirëkuptim midis tyre. Këtu ka shumë për të bërë
/Burimi: Panorama/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi