Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fuqitë e shërimit të vajit të ullirit Empty Fuqitë e shërimit të vajit të ullirit

Mon 3 Sep 2012 - 3:11
Shqipëroi nga NEWSMAX, Stavri Trako

Kolesterol dhe presionin e gjakut më të ulët ‘parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit...
Vaj ulliri ka qenë një pjesë integrale e kulturës Italiane gjithmonë. Italianët prej lashtësisë kanë njohur përfitimet shëndetësore dhe provat e shërimit nga vaji i ullirit. Italianët tradicionalisht kanë përdorur vajin e ullirit për rastet e djegjeve nga dielli, dhimbjet e vazhdueshme të veshit, apo për flokët e thatë.Studimi i cilësive shëruese të vaj të ulliri ekstra të virgjër i ri, jo vetëm konfirmon këto përdorime, por gjithashtu zbulon edhe efekte shumë të dobishme nga përdorimi i tij.Në sëmundjet e zemrës, diabeti, tretje, apo përkeqësimet të lidhura me moshën, konsumimi i vajit të ullirit është i dobishëm në parandalimin dhe trajtimin e tyre .
Në librin “ Fuqitë e shërimit të Vajit të Ullirit” autori Cal Orey është konsultuar me mjekë të dëgjuar , dietologë, prodhuesit e vajit të ullirit, dhe kuzhinierë, duke sjell dijet e sotme për fuqitë shëruese të këtij ari të lëngshme dhe ju tregon se si të filloni të përmirësoni shëndetin tuaj menjëherë.
Përdorimi i përditshëm i vajit të Ullirit: ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atyre kanceroze, rrit sistemin tuaj imunitar, parandalon kancerin, largon diabetin, lufton yndyrnat, ndihmon për ta kthyer prapa orën në plakje, shton vite jetës suaj, lufton infeksionet, qetëson inflamacione, shmang artritet, frenon humbjen e kujtesës, ndalon dhimbjet, mund të ndihmojë osteoporozën. Një lugë gjelle vaj ulliri ka fuqi të fshijë nga ngrënija e dy vezëve efektet e kolesterolit. Ndryshimi i dietës suaj dhe i stilit të jetës, me këta dy faktorë jetik, është e mundur të kalohet jashtë kufirit të moshës biologjike.
Vaji i ulliri konsiderohet si nga produktet mjekuesese më të njohura popullore. Orey zbulon më shumë se 30 mënyra të mahnitshme popullore ku vaj ulliri luan një rol kyç, duke përfshirë:Infeksionet e fshikëzës së urinës, ndihmon në shërimin e lëkurës nga djegiet e natyrshme, shëron kollën, lehtëson kapsllëkun, shëron zbokthin, etj.
Vaji i ullirit është vlerësuar nga ekspertët kryesorë shëndetësorë si një nga yndyrnat më të shëndetshëm që Nëna Natyrë na ka dhuruar.
Njerëz nga të gjitha sferat e jetës, duke përfshirë edhe disa pionierë vajit të ullirit dhe ekspertët bashkëkohore mjekësore, besojnë se vaji i ullirit ndihmon trupin për të luftuar yndyrnat, e mban të ulët presionin e gjakut dhe lufton sëmundjet e zemrës. Është e njohur ndihma e tij në lehtësimin e ftohjeve dhe në ruajtjen të shëndetshme të lëkurës.
Jean Carper, një autoritet kryesor i Shëndetit dhe i të Ushqyerit, vë në dukje se studimi i fundit italian i gjen vajit të ullirit përmbajtje antioksidante të ngjashme me ato që gjenden në çaj dhe verën e kuqe me të cilat zemra lufton sëmundjen, duke ndaluar kolesterolit LDL-së të bllokojë arteriet..zemrashqiptare.net
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi