Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“70% e vajit të ullirit i falsifikuar” Empty “70% e vajit të ullirit i falsifikuar”

Wed 9 Jul 2014 - 20:22

Rreth 70% e vajit të ullirit, që shitet në tregjet shqiptare, është i falsifikuar, duke rrezikuar kështu shëndetin e konsumatorëve.

Ka qenë ky, shqetësimi i ngritur nga disa kompani të prodhimit dhe importit të vajit të ullirit, gjatë një takimi me drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ata kërkuan forcimin e kontrollit, qoftë të produkteve të prodhuara në vend, qoftë të atyre që importohen nga jashtë.

“Është një treg informal, treg jo i organizuar drejt sipas standardeve të duhura, sepse në treg ka vajra fals dhe këtë e themi me shumë bindje. Mbase sipas vlerësimeve tona, mund të rezultojnë në rreth 60-70% të vajit të ullirit”, shprehet Valentina Postoli, nga Shoqata e Prodhuesve të vajit të ullirit.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Afrim Bakaj, paralajmëroi masa të ashpra deri në ndjekje penale, për bizneset që abuzojnë.

“Jemi të vendosur të mos tolerojmë duke çuar deri në ndjekje penale shkelësit e ligjit, të gjithë ata që tentojnë të importojnë, kontrabandojnë apo të prodhojnë prodhime, të cilat cënojnë sigurinë ushqimore”, tha Afrim Bakaj, drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Pas disa aksioneve në treg, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa herë sasi të vajit të ullirit jashtë standardit, për të cilin thotë se po ndjek gjurmueshmërinë e këtij produkti. / Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi