Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Durrës, kapet pas 10 vjetësh “Peshkaqeni i Kaltër” Empty Durrës, kapet pas 10 vjetësh “Peshkaqeni i Kaltër”

Tue 28 Jun 2011 - 14:20
Durrës, kapet pas 10 vjetësh “Peshkaqeni i Kaltër” Durrespeshkaqeni219x250

Pas rreth 4 vitesh “mungese” rikthehet në brigjet e Durrësit peshkaqeni i kaltër. Me një gjatësi prej 2.5 metrash dhe peshë 200 kg, një peshkaqen i këtij lloji ra në rrjetat e peshkatarëve mëngjesin e së dielës, rreth 10 milje larg Kepit të Rodonit, në veri të bregdetit të Durrësit.
Gjuetia e peshkatarëve të “Arkidës” ka vazhduar 30 orë dhe në kohën që kanë nisur të mbledhin rrjetat, kanë konstatuar se çfarë kishte brenda tyre.
Njëri nga peshkatarët shpjegon se pasditen e së shtunës ata kanë dalë me peshkarexhë për gjueti dhe qëndruan në një distancë rreth 10 milje larg bregut të Rodonit. “Në atë vend mendoj se kemi qenë në një thellësi prej rreth 70 metrash. Mëngjesin e së dielës, nga ora 6, ndjemë që rrjeta po lëvizte dhe lëkundjet e anijes ishin të forta. Kishim kaluar një ditë e një natë dhe domosdo vigjilenca kishte rënë disi, por, falë intuitës dhe reflekseve, e zotëruam sa hap e mbyll sytë këtë situatë. E kuptova menjëherë se bëhej fjalë për rënien në rrjeta të një peshku të rrallë. Më pas vendosëm të tërhiqnim rrjetat, ku pas 20 minutash punë pamë që në grackë kishte rënë një specie e rrallë për gjuetinë tonë të zakonshme. Për ta ngjitur në bordin e peshkarexhës u desh të mobilizoheshim që të tre peshkatarët dhe pas shumë përpjekjesh e ngjitëm. Peshkaqeni ishte femër dhe, me sa duket, është shkëputur nga tufa për të gjetur një vend për të lindur të vegjlit. Kjo që bëmë ne është lojë me rrezik, por duhet të pranojmë se, si në çdo punë tjetër, edhe këtu riskohemi për të bërë diçka të veçantë. Nuk kishim pse ta linim të lirë gjahun”, tregon peshkatari.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi