Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Itali, kryebashkiaku martohet dhe fton te gjithe banoret Empty Itali, kryebashkiaku martohet dhe fton te gjithe banoret

Thu 30 Jun 2011 - 3:25
Kjo po që është një dasmë e artë, të kesh të ftuar të gjithë qytetarët. “Për të mos harruar askënd pa ftuar, i ftuam të gjithë qytetarët”, këtë e tha Uerner Disertori, kryetar i bashkisë së qytezës Termeno, i cili në dasmën e tij, që do të bëhet sot ka ftuar të gjithë bashkëqytetarët. Janë pikërisht mbi tre mijë persona që do të marrin pjesë në dasmë.

500 kg biftekë, 600 pula dhe 80 torta: këto janë vetëm disa nga shifrat e dasmës në qendër të qytetit. Sigurisht që nuk do të mungojë dhe vera e njohur që prodhohet në këtë vend dhe mban dhe emrin e qytetit “Termino” Menuja e drekës nuk do të jetë mbretërore por numri i të ftuarve do të bënte që të kishin zili dhe çifti i Mbretërisë Britanike: Uilliam dhe Keit.

“Pas tre javësh që nuk pushonte shiu, isha shumë i shqetësuar për kohën. Lutjet e mia intence ishin që sot të shkëlqente dielli dhe ashtu ndodhi”, tregon kryebashkiaku i cili është diplomuar për filozofi dhe teologji. Dhëndëri ka veshur kostumin klasik me një kravatë të argjendtë nëse bashkëshortja e tij një fustan të bardhë të dizenjuar nga “Armani”. Pas ceremonisë çifti ka hipur në një karrocë ku janë përshëndetur nga i gjithë vendi. Por festa më e madhe pritet të ndodh në banketin që do të shtrohet në darkë për të gjithë qytetarët.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi