Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Itali, amnisti të gjithë emigrantëve klandestinë Empty Itali, amnisti të gjithë emigrantëve klandestinë

Sat 21 Jul 2012 - 16:08
Message reputation : 100% (1 vote)
Itali, amnisti të gjithë emigrantëve klandestinë Klandestine-itaDo kenë një muaj kohë për t’u pajisur me dokumente të rregullta qëndrimi emigrantët ilegalë me banim në Itali, që kanë një punëdhënës të gatshëm të “vetëpaditet” dhe të paguajë një gjobë prej një mijë eurosh. Nga 15 shtator deri më 15 tetor qeveria italiane parashikon një periudhe pezullimi të ligjit (amnistie), që ndëshkon ata që kanë marrë në punë emigrantë pa dokumente dhe praktikisht ka aprovuar një legalizim që pritej prej shumë kohësh.

Procedura parashikon legalizimin e të huajve që kanë jetuar në Itali prej të paktën 31 dhjetorit të vitit 2011, gjë që do t’i duhet ta vërtetojnë me çdo lloj akti, qoftë edhe me një gjobë të thjeshtë. Janë të përjashtuar nga kjo mundësi të huajt që konsiderohen kërcënim i rendit publik apo të sigurisë, si dhe ata që kanë marrë dëbim për këtë arsye. Kostoja e legalizimit për çdo emigrant të punësuar në të zezë është një mijë euro dhe punëdhënësi duhet të dëshmojë se, ka paguar rregullisht të gjitha detyrimet e tjera. M.A.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi