Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë 1000 të burgosur do të përfitojnë amnisti Empty Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë 1000 të burgosur do të përfitojnë amnisti

Thu 16 Feb 2012 - 17:01
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë 1000 të burgosur do të përfitojnë amnisti JailNë 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë, qeveria ka premtuar një sërë surprizash, ku njëra prej tyre duket se do jetë dhe amnistia për një grup të dënuarish për veprash të ndryshme penale. Bëhet fjalë për një numër që varion nga 800 deri në 1000 të dënuar, shifër kjo që mund të ndryshojë, por që po diskutohet për tu amnistuar.

Momentalisht projekti është në fazën fillestare të diskutimit në Ministrinë e Drejtësisë, e cila mësohet se në ditët në vijim do vendosë për ngritjen e grupeve të punës për të përcaktuar dhe veprat penale që do amnistohen. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë kësaj ministrie, të cilat thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se drejtuesit e ministrisë dhe parlamentit janë në fazën e diskutimit të një projekti të tillë.

Amnistia për një numër të konsiderueshëm të dënuarish, duket se është parashikuar në formën e dhuratës, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit Shqiptar. Deri tani nuk dihet me saktësi se cilat vepra penale do të amnistohen, për shkak se dhe projekti është në fazën fillestare të diskutimit. Lista me veprat penale pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do amnistojë dënimin e personave që momentalisht qëndrojnë të izoluar në rreth 17 burgje të vendit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi