Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Federata Shqiptare në Greqi organizon tubim paqësorë në gjithë vendin për të drejtat e emigrantëve! Empty Federata Shqiptare në Greqi organizon tubim paqësorë në gjithë vendin për të drejtat e emigrantëve!

Mon 25 Mar 2013 - 11:48
Message reputation : 100% (1 vote)
Federata Shqiptare në Greqi organizon tubim paqësorë në gjithë vendin për të drejtat e emigrantëve! KEERFA-21-and-30-MAR-2013-thageneia-poster-AL-215x300Emigrantët shqiptar në Greqi reagojnë!
Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, ka reaguar më së fundi duke organizuar më 30 mars 2013 një Tubim Paqësor në të gjithë Greqinë për problemet e dekomuntacionit që ndeshen shqiptarët, si dhe për anulimin e ligjit të nënshtetësisë nga qeveria e Samaras, si kundër racizmit, ksenofobisë dhe fashizmit që kohët e fundit po lulëzon në këtë vend!
Nismën e Federatës së Shoqatave Shqiuptare në Greqi e mbështesin dhe shumë organizma dhe përfaqi së të komuniteteve të tjera emigrantësh në Greqi: Bashkuar Kundër Racizmit dhe Rrezikut Fashist, Mësues dhe Shoqata Mësuesish, Nxënës shkollash Athinë-Pirea, Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, ASANTE, Unioni i Emigrantëve Punëtor, Komuniteti Pakistanez në Greqi –“Bashkimi”, Komuniteti i Senegalit, Komuniteti i Nigerisë, Bashkimi i Grave Nigeriane, Bashkimi i Grave Afrikane, Dhoma e Bangladeshëve të Greqisë, Shoqatat e Bashkuara të Afganistanit në Greqi, Komuniteti Egjiptian, KASAPI Hellas, Shoqata Sociologëve Grekë, Njerëz të Literaturës dhe të Artit, shumë Shoqata Studentore etj.

30 MARS
TUBIME NË TË GJITHË GREQINË
NËNSHTETËSI PËR TË GJITHË FËMIJËT – LIGJËRIM PËR EMIGRANTËT
Athinë – Omonia 14:00
(marshim drejt parlamentit)
JO ndaj reagimit dhe vendimit të pazemër të Këshillit të Shtetit, që copëton të drejtën për nënshtetësi të fëmijëve emigrantë
TË DREJTË NËNSHTETËSIE PËR TË GJITHË FËMIJËT EMIGRANTË
JO metodave, pengesave burokratike dhe veçimeve
LIGJËRIM PËR TË GJITHË EMIGRANTËT
Vendimi i Këshillit të Shtetit (Συμβούλιο Επικρατείας) të nxjerrë si antikushtetues dispozitat e ligjit për nështetësinë me pazemërsi të hapur, me reagime dhe “arsyetime” raciste, ndërsa me një tjetër vendim të tij gjykoj si kushtetues (!) Memorandumin, tregon se sa shumë u bashkërendit me agjendën politike të qeverive të shtrëngimeve dhe racizmit për hatër të peshkaqenëve të mëdhenj pasanikë.
Tani venë në shënjestër fëmijët e emigrantëve që u lindën, shkolluan dhe u rritën në këtë vend, nuk njohën tjetër dhe kur të mbushin të tetëmbëdhjetat do të shndërrohen në emigrantë të “paligjshëm” me rrezik dëbimin! As lindja në këtë vend, as arsimi në shkolla për gjashtë vjet nuk iu vlen, përkundrazi ushtrojnë presion të merren mbrapsht të gjitha miratimet e mijëra fëmijëve që kanë marrë tashmë nënshtetësinë.
Në momentin kur mohohet hapur politika e ligjërimit të emigrantëve nga pushimet masive, transferimet dhe reduktimet e shërbimit të administratës së decentralizuar dhe Bashkive, sulmi ndaj të drejtës së fëmijëve emigrantë për nënshtetësinë greke, shkon dorë për dore me politikat raciste të koalicionit qeveritar: të operacioneve fshesa (σκούπα), të kampeve të përqendrimit, të FRONTEX, të sulmeve vrasëse të neonazistëve të “Agimit të Artë” (Xρυση Aυγη), por dhe të bashkëpunimit të zbuluar tashmë me policinë e shtetit (ΕΛΑΣ). Vrasja e emigrantit Sahzat Loukman në Petralona nga banda neonaziste dhe vdekja e Bampakar Diae në Thisio gjatë ndjekjes së Policisë Bashkiake, tregon fytyrën më të pa mëshirshme të këtyre politikave.
Këto masa plotësojnë Memorandumin, pushimet nga puna dhe shtrëngimet në arsim, Shëndetësi, nëpër Bashki, aktivizimi i punëtorëve “rezervistë” në porte dhe punëtorëve në METRO duhet ti hedhim në koshin e mbeturinave me tubime dhe protesta të fuqishme masive. Asnjë vendim i K.SH, nuk ligjëron një betejë të zezë në parlamentin e ND, të ANEL dhe të neonezistëve të “Agimit të Artë”, që të sjellin një ligj të ri racist kundër të drejtës së nënshtetësisë. As dhe K.SH nuk mund të vendos ndryshime ligjore në bazë të ideologjisë raciste dhe paragjykimeve reaksionare duke shkelur të drejtat e njeriut.
Përpiqemi për të zgjeruar të drejtat e individit për të gjithë. Nënshtetësi për të gjithë fëmijët pa kushte që anulojnë qasjen e mijëra fëmijëve! Ligjërim për të gjithë emigrantët.
Përpiqemi për një shoqëri dhe një shkollë që i respekton të gjithë pa dallime origjine, ngjyre, feje, që mund të nxër të gjithë fëmijët dhe dijen me aplikimin e masave plotësuese në arsim për fëmijët e emigrantëve.
• Ftojmë Këshillat Komunal dhe Këshillat e Integrimit të Emigrantëve (SEM) të Bashkive të mbrojnë në praktikë të drejtat e emigrantëve dhe të fëmijëve të tyre.
• Të organizojmë veprimtari të mëdha nëpër lagje në bashkëpunim me sindikatat, shoqatat edukative dhe organet bashkiake, komunitetet e emigrantëve, me njerëz të literaturës dhe artit, lëvizje lokale dhe kuvende popullore.
• Ftojmë mësuesit dhe nxënësit të vijojnë në aktivitete informuese dhe ngjarje brenda në shkolla në 21 mars, dita kundër dallimeve raciste caktuar nga OKB, në bashkëpunim me prindërit dhe organet përkatëse të bashkive, siç Këshillat e Integrimit të Emigrantëve.
• Më 25 mars, transformojmë parakalimet në protesta popullore kundër politikanëve të memorandumeve, të racizmit dhe të neonazizmit.
• Ftojmë për tubim mbarëkombëtar (në të gjithë territorin e Greqisë) më 30 mars me parullën: “Nënshtetësi për të gjithë fëmijët pa përjashtime, emigrant të ligjshëm”.
Në Athinë – Omonia në orën 14:00 me marrshim drejt parlamentit.
alb-observer.
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 84
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Federata Shqiptare në Greqi organizon tubim paqësorë në gjithë vendin për të drejtat e emigrantëve! Empty Re: Federata Shqiptare në Greqi organizon tubim paqësorë në gjithë vendin për të drejtat e emigrantëve!

Mon 25 Mar 2013 - 11:50
LIKE !!!! per ideatorin dhe duhet shku se sben
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi