Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Vendimi i Kushtetueses, festime të emigrantëve në Greqi  Empty Vendimi i Kushtetueses, festime të emigrantëve në Greqi

Sat 17 Sep 2011 - 17:03
Në Athinë janë regjistruar festime të aktivistëve të Aleancës Kuqezi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që shpalli antikushtetuese dispozitën për ndryshimin e kombësisë. Qindra emigrantë në Greqi mbështesin Aleancën Kuqezi, e cila krijoi degen e saj ne Athinë. Ata bënë thirrje kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike.Gjykata vendosi me 6 vota pro dhe 2 kunder per te rrezuar dispoziten e ketij ligji miratuar ne vitin 2009 qe percakton procedurat e ndryshimit te kombesise ne ligjin per Gjendjen Civile. Duke e cilësuar ligjin si antiligjor, Kushtetuesja ka kërkuar shpalljen si të papajtueshëm të termit kombësi.

Padia


në Kushtetuese u bë nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, të cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën disa nga nenet e ketij ligji. Ankimuesit deklaroheshin se ligji cenonte parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.

Ne baze te ketij ligji gjykatat vecanerisht ne jug te vendit moren me mijera vendime per ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne greke. Kjo vale ndryshimesh shkaktoi edhe reagimin e gjyqtareve qe bene ankimimet por edhe te Aleances Kuqezi. Ne nje tur takimesh ne gjykatatat e rretheve ky ligj eshte kundershtuar edhe nga nenkryetari KLD-se, Kreshnik Spahiu.

Aleanca Kuqezi: Kombësia nuk shitet e ndryshohet

Pas vendimit, i menjëhershëm ishte reagimi Aleancës Kuqezi duke e cilësuar vendimin si historik.

"Në një vendim historik Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dispozitat, të cilat lejojnë ndryshimin dhe falsifikimin e kombësisë. Besoj se është një sfidë tjetër e fituar e Aleancës Kuqezi dhe unë sot pyes a ka njeri ende në Shqipëri që nuk e kuptuar se ndryshimi i kombësisë është antikushtetues, a ka ende njeri sot në Shqipëri që nuk e ka kuptuar se procesi i regjistrimit mbi baza etnike është një proces në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e këtij vendi. A ka ende njeri në Shqipëri që nuk e kupton se ky kuvend në të paktën dekadën e fundit ka votuar ligje të cilat jo vetëm që jo janë në kundërshtim me kushtetutën, por janë në kundërshtim me vullnetin e popullit. Kombësinë nuk mund ta ndryshosh, ta tjetërsosh apo ta shesësh. Vendimi i Gjykatës Kushtetutës ndau integritetin nga servilizimi, ndau njëherë e mirë kuqezinjtë nga faqezinjtë", tha Endrit Shabani, përfaqësues i Aleancës Kuqezi.

Sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuqezi qeveria tashmë duhet të tërhiqet nga regjistrimi etnik, duke qenë se Gjykata Kushtetuese delegjitimoi ndryshimet e kombësisë, duke mbrojtur sovranitetin e vendit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi