Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Greqi, emigrantëve iu hiqet e drejta e votës në zgjedhjet vendore Empty Greqi, emigrantëve iu hiqet e drejta e votës në zgjedhjet vendore

Wed 14 Nov 2012 - 9:53
Greqia iu heq të drejtën e votës emigrantëve, duke shpallur antikushtetuese dispozita të caktuara të ligjit të miratuar nga Qeveria Papandreu.
Greqi, emigrantëve iu hiqet e drejta e votës në zgjedhjet vendore 99hv8g
Këshilli i Shtetit, në një seancë me dyer të mbyllura, shpalli antikushtetuese, pothujase unanimisht, dispozitat e ligjit 3838/2010 (i njohur si "Ligji Ragousi"), që iu mundësonte shtetasve të huaj të merrnin pjesë duke kandiduar dhe duke votuar në zgjedhjet vendore në Greqi. Sipas vendimit, e drejta për të votuar dhe për t’u votuar është e kufizuar për qytetarët grekë dhe nuk mund të zgjatet, pa shqyrtuar dispozitën përkatëse të Kushtetutës.

Antikushtetuese u shpallën gjithashtu edhe dispozitat që e bënin të lehtë marrjen e shtetësisë greke nga emigrantët. Këshilli vendosi që mënyra e marrjes së nënshtetësisë greke, sipas ligjit përkatës 3838/2010, është në konflikt me kërkesat kushtetuese.

Ndërkohë Qeveria Samaras ka përgatitur një ligj të ri për dhënien e shtetësisë tek të huajt, me kritere të tjera më të ashpra, të cilin pritet ta dërgojë së shpejti për votim në Parlament.
/BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi