Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Greqi, zgjedhjet do të kushtojnë më pak  Empty Greqi, zgjedhjet do të kushtojnë më pak

Thu 14 Jun 2012 - 14:23
Greqi, zgjedhjet do të kushtojnë më pak  Greqi-votim7Në kuadër të masave të marra nga qeveria greke për të reduktuar kostot e makinës shtetërore është edhe heqja e detyrimit për njësitë bashkiake, për të komunikuar me telegram rezultatet e zgjedhjeve tek Ministria e Brendshme.

Duke filluar nga zgjedhjet e së dielës së ardhshme, në vend të telegrameve do të përdoren fakse më ekonomike që do të mundësojnë kursimin e 800 milionë eurove.

Kështu, proçesi elektoral do të kushtojë vetëm 35 milionë euro, rreth 30 për qind më pak se zgjedhjet e muajit maj.

Zgjedhjet e 17 qershorit do të mbahen pasi asnjë nga partitë që siguroi një numër të konsiderueshëm vendesh në Parlament nuk arriti të

formonte shumicën qeverisëse.

Ndër fraksionet politike më të spikatura janë ato të radikalëve, të majtë e të djathtë, të cilët po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në arenën parlamentare.

Një ditë më parë, lideri i radikalëve të majtë sulmoi ashpër Bashkimin Europian, duke deklaruar se, Spanja është ndihmuar me 100 miliardë euro pa kushte, ndërsa Greqia jo.

Tsipras tha se data 17 qershor do të jetë fundi i kushteve që i janë vendosur Greqisë dhe se me ta në qeverisje do ketë një program për pagat, pensionet, jo shkurtime nga puna dhe bashkim familjar për emigrantët e ligjshëm.
Tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi