- VizitorVizitor
Anne: Isha e dhënë pas kënaqjes së të tjerëve
Thu 30 Jun 2011 - 14:47
Anne Hathaway e ka pranuar se në të kaluarën ka qenë e dhënë pas
“kënaqjes së të tjerëve”. Ylli i filmit “Dark Knight Rises” ka thënë se
tendenca e saj për të vënë të tjerët para vetes, e ka bërë që të ndjehet
e dëshpëruar dhe kjo mani i është larguar vetëm pasi është ndarë nga i
dashuri Raffaello Follieri.
“Ka diçka si varësi rreth kënaqjes së të tjerëve. Në fillim mendohet
si një veprim shumë i mirë, përderisa të bëhesh e dëshpëruar. Kjo është
arsyeja që lidhjet prishen. Nuk kam qenë e aftë për t’iu përkushtuar
vetes, por vetëm kënaqësisë së të tjerëve. Por tani do të jam ajo që
pikërisht jam dhe jo dikush tjetër për qejfin e të tjerëve”, ka thënë
ajo.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi