Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fenomeni i gjakmarrjes parë me sytë e të tjerëve  Empty Fenomeni i gjakmarrjes parë me sytë e të tjerëve

Sun 25 Sep 2011 - 20:09
Fenomeni i gjakmarrjes në veri të vendit tonë është në qendër të një reportazhi të botuar sot në gazetën italiane “Corriere della Sera”. Në një udhëtim të lodhshëm në veri të Shqipërisë, në fshatrat e Shkodrës dhe Tropojës, gazetari Ettore Mo ka mbledhur dëshmi të të ngujuarve prej vitesh e atyre që po prej vitesh përpiqen të pajtojnë palët në gjak me njëra-tjetrën. Por ajo që të frikëson më shumë kur është fjala për gjakmarrjen janë shifrat. “I tërë territori është përshirë nga hakmarrjet e përgjakshme të 20 mijë familjeve – të armatosura në luftë me njëra tjetrën – që nga viti 1991 e deri sot kanë shkaktuar vdekjen e afërsisht 10 mijë njerëzve dhe i kanë hequr rreth 1000 fëmijëve të drejtën për të mësuar alfabetin e tyre”, thuhet në reportazh.

“Në Shkodër janë të paktën 60 familje të cilat kërcënohen nga gjakmarrja, pavarësisht se për kryetarin e bashkisë “ky është një problem për të cilin nuk duhet të flitet, pasi nuk ekziston”, shkruan gazeta italiane. Duke qëndruar në Shkodër, gazetari italian merr dëshminë e Luigi Mila-s, sekretar i përgjithshëm i Komisionit të Drejtësisë dhe Paqes Shqiptare. “Gjakmarrja është një fenomen tipik për shoqëritë me ligje të dobëta e ku raportet në familje ndërtohen mbi bazën e autoritetit. Dy mund të jenë zgjidhjet. E para dhe afatgjatë: informimi i detajuar i popullsisë për shkallën e gjerë dhe kompleksitetin e problemit, dhe e dyta afatshkurtër: arrestimi dhe dënimi i menjëhershëm i personave përgjegjës për këtë lloj krimi. Është një fenomen që i ka rrënjët të thella në kohë, deri 2000 vjet më parë, siç rezulton nga dokumentet historike, sidomos nga Kanuni i Lekë Dukagjinit”, thotë Mila.

Një tjetër dëshmi, ajo e 78-vjeçarit Sokol Delia nga Tropoja, i cili prej vitesh përpiqet t’i bindë familjet në gjak t’i shtrijnë dorën e pajtimit njëra-tjetrës, jep panoramën e qartë të mënyrës se si funksionon falja e gjakut. “Ma vranë tim atë kur isha vetëm 2 vjeç, e bashkë me të edhe fëmijërinë time. Por në të njëjtën kohë, ajo që ndodhi edhe e pasuroi shpirtin tim dhe në moshën e adoleshencës vendosa t’i përkushtohem luftës për të ndalur ciklonin e hakmarrjes, duke u bërë pajtues gjaqesh. Por, një tjetër vuajtje e lëkundi sërish jetën time: kur më vranë tim bir, gjë që e kam të vështirë ta fal, edhe pse këtij misioni i jam përkushtuar që i vogël.

Jo pak familje ma kanë mbyllur portën në fytyrë, por falë bashkëpunimit me priftin e hoxhën, kam arritur të organizoj takime mes familjeve armike. I kemi bërë të ulen në të njëjtën tryezë e të hanë bashkë bukën e pajtimit”, thotë Sokoli.

Reportazhi ndalet më tej në takimin me 34-vjeçaren Elona Prroj, gruaja e pastorit Dritan Prroj, i vrarë në mes të Shkodrës një vit më parë.

«Tre vjet më parë, xhaxhai i burrit tim vrau një njeri… dhe nga ai moment të gjithë të afërmit e tij, 24 burra, u zhdukën nga qarkullimi e u fshehën për 6 muaj. Tani ishte impenjuar prej kohësh në luftën kundër gjakmarrjes dhe vendosi të diltë për të vazhduar betejën e tij kundër këtij fenomeni, që për qeverinë shqiptare nuk ekszistonte. Atë mëngjes sapo kishte dalë nga ambientet e misionit dhe ishte nisur për të marrë fëmijët nga shkolla. E vranë në mes të qytetit”, thotë Elona e përlotur. “Tani i kishte thënë të vëllait: Nëse më vrasin, mos ma merrni hakun. Dhe pas tri ditësh, kunati u betua se do ta kryente amanetin e tij. Vrasësit iu dhanë 16 vjet burg, por njerëzit mbajnë akoma në zemër mesazhin e tim shoqi, që i nxit ta ndalin hakmarrjen”.

Bashkëjetesa e dy besimeve fetare shfaqet në reportazh përmes një përshkrimi krejt të natyrshëm. “Para hotelit ku kam qëndruar ngrihet kupola e një kishe, ndërsa pak më tutje dëgjohet këmbana e një kishe katolike. E kështu, sapo zgjohesh mund të dëgjosh në të njëjtën kohë këngën e hoxhës e tingujt e këmbanës, dy gjuhë që nuk arrijnë të shkrihen me njëra-tjetrën. Por banorët thonë se realisht në këtë vend ekziston harmoni në marrëdhëniet mes të krishterëve dhe myslimanëve”, shkruhet në reportazh. /shekulli/

Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Fenomeni i gjakmarrjes parë me sytë e të tjerëve  Empty Re: Fenomeni i gjakmarrjes parë me sytë e të tjerëve

Fri 22 Jun 2012 - 19:25
Gjakmarrja shfaqet aty ku shteti eshte i dobet e i pafuqishem te vendose autoritetin e tij. Kjo eshte e verteta dhe duhet ndryshuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi