Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shqiptarët mes gjakmarrjes dhe ligjit Empty Shqiptarët mes gjakmarrjes dhe ligjit

Sat 16 Jun 2012 - 20:15
Preng Cara

Shqiptarët dallohen ndër popujt europianë për virtute të larta, por ndër shekuj janë vrarë mes tyre e vazhdojnë edhe sot, kur u shkelet prona, nderi, dinjiteti, të drejtat e liritë e tyre. Kur ndërmjetësimi, si kodi më i lartë i tyre, nuk ia arrin qëllimit, atëherë vetëgjyqësia vendos pushtetin, fatkeqësisht në kundërshtim flagrant me Kanunin.

Zinxhiri i hakmarrjes ka vazhduar pa mëshirë edhe mbi këdo që pa të drejtë ka shkelur liritë e tjetrit. Kanuni shqiptar, sipas gjykatësit federal Robert W. Sweet, nga distrikti i New York-ut Jugor, është quajtur gur themeli në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Por a konsiderohet i tillë sot ai nga disa? Pse Kanuni, ky kod zakonor mijëravjeçar, është konsideruar balanca më e përsosur e drejtësisë midis njerëzve?

Në fakt, në thelb, ai përcakton qartë parandalimin e gjakmarrjes nëpërmjet neneve të tij të interpretuara nga një gjykim realist i palës ndërmjetëse në konflikt, duke pasur për bazë faljen e pajtimin, si virtyte të larta morale e një nga shtyllat e filozofisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar.

Në vitet e diktaturës, çarmatosja e popullatës dhe vendosja në Kodin e Procedurës Penale të dënimit me vdekje, parandaluan në shkallën më të lartë vetëgjyqësinë, paçka se gjakmarrja u zhvillua në formën tjetër, brenda llojit në ekzekutimin e udhëheqjes, dhe nga lart-poshtë në vrasjen pa gjyq të mbi 5 mijë njerëzve të pafajshëm, burgosjen e internimin e një pjese të madhe të njerëzve të konsideruar kundërshtarë të regjimit komunist.

Në fillimet e tranzicionit, për efekt të rënies së shtetit të vjetër dhe sidomos të heqjes së dënimit me vdekje, gjakmarrja jo vetëm që nuk u mbajt në kufijtë e saj minimalë, por u nxit edhe më shumë. Vrasjet me vetëgjyqësi dhe vëllavrasja për hasmëritë e vjetra e të reja, në abuzim me të drejtën zakonore, morën padrejtësisht 10 500 jetë të pafajshme dhe vazhdojnë të mbajnë të mbyllura mbi 1500 familje në kullat e ngujimit, nga frika e hakmarrjes.

Në kodin zakonor shqiptar, gjakmarrja është cilësuar si shtylla kurrizore e vënies në vend të nderit dhe të dinjitetit të shkelur të shtetasve. Ajo parandalonte vrasjet, sepse përcaktonte qartë se, po vrave do vritesh, pra, po more pa të drejtë jetën e tjetrit, je i destinuar të marrësh të njëjtën monedhë, duke vënë kështu një gur të fortë në balancën e drejtësisë midis njerëzve, vëllazërive, fisit e komunitetit.

Prandaj dhe numri i vrasjeve ka qenë shumë herë më i pakët në gjithë historinë e shqiptarëve. Sot, pas 22 vitesh demokraci, kur në Kodin e Procedurës Penale nuk kemi dënim me vdekje dhe aq më tepër, kur krimi kundër jetës së njeriut është klasifikuar në krimet e lehta, duke u ndarë nga krimet e rënda, zhvleftësimi i krimit kundër jetës së njeriut ka krijuar një standard të papranueshëm, krejtësisht alogjik e çnjerëzor.

Atëherë, si mund të kemi parandalim të krimit kundër jetës, kur ky krim nuk klasifikohet në krimet e rënda? Politikëbërësit dhe komuniteti ndërkombëtar e kanë përpara syve çdo ditë këtë nonsens dhe heshtin, duke u mjaftuar që në krimet e rënda janë klasifikuar krimet e ashtuquajtura të organizuara si mbjellja, kultivimi apo shpërndarja e lëndëve dhe bimëve narkotike, trafikimi i armëve dhe qenieve njerëzore, veçanërisht kur këto krime janë në bashkëpunim.

Që këtu lihet të kuptohet se nuk ka as nuk do ketë shenja pozitive të zbutjes e të parandalimit të hakmarrjes e të gjakmarrjes. Akoma më keq, kur qytetarët po kuptojnë çdo ditë e më shumë se ligji i penalizon vetëm ata si qytetarë të thjeshtë dhe jo pushtetarët, që janë trafikantët më të mëdhenj dhe poseduesit e pasurive të vendit, si dhe të parave të pista. Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi