Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Vrasja e Marias, Tirana proteston ndaj gjakmarrjes Empty Vrasja e Marias, Tirana proteston ndaj gjakmarrjes

Thu 21 Jun 2012 - 11:46
TIRANE - Qytetarë të Tiranës i janë bashkuar sot në mbrëmje rreth orës 19:30thirrjeve të shoqërisë civile për të protestuar kundër gjakmarrjes. Të indinjuar për vrasjen e Marias 17-vjeçare në Dukagjin të Shkodrës pak ditë më parë, qytetarët ndezën qirinj dhe u lutën në heshje për shpirtin e vajzës së re, në Bulevardin para Piramidës në kryeqytet. Në tubimin e përshpirtshëm ka marrë pjesë edhe Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Qytetarë dhe aktivistë mbanin në duar foton e Marias, 17-vjeçares së ekzekutuar pak ditë më parë në emër të gjakmarrjes bashkë me gjyshin e saj 70-vjeçar në Dukagjin ndërsa të dy po punonin në një arë.

Lëvizja për “Mendim të Lirë” apeloi për ndërgjegjësim të shoqërisë dhe strukturave shtetërore për ndaljen e fenomenit të vrasjes për gjakmarrje.

“Maria u vra në emër të gjakmarrjes, ky rit i kobshëm vazhdon të marrë edhe sot jete njerëzish, dhe mbetet më i rrezikshëm se shekuj më parë. Gjakmarrja tashmë i ka dalë duarsh si kanunit edhe shtetit, pasi nuk fal më as jetën e fëmijëve dhe të grave”, tha gjatë protestës gazetari Mentor Kikia, përfaqësues i forumit “Mendimi i Lirë” që organizoi protestën.

“Ne nuk jemi këtu për të dhënë receta juridike se si mund të parandalohet ky fenomen, por jemi këtu për t’i thënë strukturave shtetërore se kjo plagë e shoqërisë shqiptare meriton më shumë vëmendje. Ne nuk do të ndalim këtu protestën tonë. Ne do të vijojmë të ngremë zërin e protestës derisa të shohim reagimin e duhur ndaj parandalimit të gjakmarrjes”, tha Kikia.

Burimi:Shqiptarja.com
Vrasja e Marias, Tirana proteston ndaj gjakmarrjes 56442Vrasja e Marias, Tirana proteston ndaj gjakmarrjes 56443Vrasja e Marias, Tirana proteston ndaj gjakmarrjes 56444Vrasja e Marias, Tirana proteston ndaj gjakmarrjes 56445Vrasja e Marias, Tirana proteston ndaj gjakmarrjes 56446Vrasja e Marias, Tirana proteston ndaj gjakmarrjes 56447
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi