Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Makina del nga rruga në Gjirokastër-Tepelenë, vdes 22-vjeçari, dy të çlagosur Empty Makina del nga rruga në Gjirokastër-Tepelenë, vdes 22-vjeçari, dy të çlagosur

Mon 4 Jul 2011 - 1:15
Një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes ndërsa policia pohon se në ngjarje ka humbur jetën Elidjan Gjika, si dhe kanë mbetur të plagosur 2 persona të tjerë.
Sipas njoftimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të ditës së diel, në vendin e quajtur Fusha e Luzatit.
Automjeti tip benz me targa Gj 2901 A që drejtohej nga shtetasi Elidjan Gjika 22 vjeç nga Kolonja Gjirokastër është përplasur me bordurat e rrugës si pasojë e humbjes së kontrollit.
Automjeti që drejtohej nga 22-vjeçari ka dalë nga rruga ndërsa në mjet ndodheshin ede dy shtetas të tjerë, ku të tre janë çuar për në spitalin e Gjirokastrës. Drejtuesi i automjetit Elidjan Gjika ka gjetur vdekjen gjatë rrugës ndërkohë që dy personat e tjerë, të cilët po udhëtonin me makinën tip benz, janë jashtë rrezikut për jetën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi