Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Mon 11 Jul 2011 - 15:00
Në shtator të vitit të kaluar, rastësisht u takova me një të afërm, emigrant në Itali prej vitesh, që u bë edhe "kumbara" i këtyre radhëve.


Leka, kështu quhej protagonisti ynë, kishte mbi 10 vjet që jetonte e punonte emigrant në Italinë e Veriut.

Si shumica e emigrantëve shqiptarë, kishte kaluar atë kohë me gomone një mesnatë gushti. Pasi kishte mbaruar fakultetin, duke mos duruar atë jetë allashqiptarçe, ia kish behur për në shtetin fqinj, përtej Adriatikut.


Me djersë e punë të ndershme, kishte arritur të administronte biznesin e tij, duke punësuar shumë bashkatdhetarë në firmën e tij të ndërtimit. Por, ne nuk do flasim këtë radhë për Lekën biznesmen, por për Lekën dhëndër.


"Unë,- vijoi bisedën ai,- kisha mbushur 30 vjeç e nuk isha martuar apo fejuar. Prindërit në fshat i kisha të moshuar. I vetmi merak i tyre për mua ishte që t'më shihnin me nuse. Unë nuk ua prisha. U thashë ta vënë në "shënjestër" ndonjë vajzë që atyre u pëlqen, e unë kthehem menjëherë.

E një të thënë, unë plotësova dëshirën e prindërve. Në një fshat të Pukës, ata kishin kërkuar dorën e vajzës së një të njohuri, e ai nuk i kishte kthyer mbrapsht, por insistonte të kthehesha unë e të takoheshim me vajzën dhe familjen e saj".


Leka, ndërkohë qesh, e tregon se në fotografi i kishte pëlqyer vajzës dhe prindërve të saj.


"Për koincidencë, edhe nëna ime ishte fejuar me babanë tim vetëm me fotografi, por në një mënyrë krejt tjetër në atë kohë.

E kështu, unë dhe vajza bëmë fejesën, këmbyem unazat, dhe nga fundi i dhjetorit kishim vendosur dasmën." Në prag të Vitit të Ri bënë dasmën, përgatiti dokumentet nuses e iku në Itali.


Këtë epilog të martesës së një emigranti tropojas, i cili është vetëm një nga shumë rastet e martesave të tilla, bazuar në traditën, ndonjë lexues mund ta quajë anakronike, por ky fenomen është realiteti.


Në Tropojë, gjatë vitit 2008, në evidencat statistikore të rrethit, rezulton se numri i divorceve te çifteve të reja është zero, ndërkohë kur, në shkallë vendi është shqetësim serioz. Institucioni i familjes në veri, e posaçërisht në Tropojë, është ruajtur duke u bazuar në traditat e hershme të familjes. Duke e quajtur të shenjtë, fenomenet e ndarjes kanë qenë të kufizuara.

Arsyet pse ndodh kjo, i shpjegojnë më poshtë të pyeturit tanë.
Gjatë këtyre viteve të tranzicionit të stërzgjatur, edhe familja malësore, dikur patriarkale dhe me shumë pjesëtarë, pësoi ndryshime rrënjësore, në drejtim të moshës së martesës, relativisht mbi 25-30 vjeç, numrit të fëmijëve të lindur ( 1-2 fëmijë për kurorë), por familja qëndroi dhe po qëndron e shenjtë dhe e paprekshme.

Martesat filluan të lidhen në bazë të njohjes reciproke dhe me ndërhyrjen e prindërve.

Ndonëse mbi 25 për qind e moshave për martesë janë në emigracion, mbi 95 për qind e tyre martohen me vajza tropojane dhe me ndërhyrjen e prindërve, çka ka ndikuar në uljen e divorceve. Pra, nëse në këtë trevë varfëria është në skajet ekstreme dhe njohjet e martesat janë bërë sipas traditës, dasmat organizohen moderne e bashkëkohore.

Ne kontaktuan e biseduam me njerëz të thjeshtë, prindër, intelektualë dhe drejtues të pushtetit vendor në Tropojë, e disa prej tyre u prononcuan për "Shekulli"-n:

Adem Breçani, punonjës pranë nënprefekturës, thotë se martesa tek ne ka qenë dhe mbetet e shenjtë, por ndikojnë ndjeshëm edhe zakonet kanunore, sepse ndarja e nuses nga burri i saj, kur burri e ndan pa shkaqe të përligjura, ai mbetet në gjak, sipas kanunit.

Jo se janë zbatuar normat e kanunit këto vite tek ne, por sidoqoftë, ndikon në sedrën e malësorit që ekziston në këtë mjedis. Faktor tjetër që divorcet janë minimizuar, është padyshim martesa e mbështetur dhe përkrahur nga prindërit e djalit dhe vajzës.

Lulzim Logu, poet, ka mendimin se në një martesë sa më të gjatë dhe të lumtur të të rinjve tropojas, e që mbetet për t'u përgjithësuar pikësimi në zero i divorceve këto kohët e fundit, është besimi në martesë për një jetë të lumtur dhe konsolidimi i pushtetit të mashkullit (burrit) ndaj gruas në marrëdhëniet bashkëshortore.

Ndërsa Shpend Kuca, mësues dhe këshilltar i bashkisë për çështjet sociale, mendon se influencojnë edhe disa faktorë indirekt në konsolidimin e martesës në trevën tonë. Ne jemi një komunitet, vazhdon ai, me një varfëri të tejskajshme.

Në traditën tonë ka qenë dhe mbetet organizimi i dasmave me pjesëmarrje të gjerë. Dasmat kanë një faturë të madhe financiare, e gjendja ekonomike është e përballueshme.

Gjithashtu, emigrantët janë martuar me të huaja për arsye të ndryshme e pastaj janë ndarë, por me shumë vështirësi.

Kjo ka bërë që të rinjtë emigrantë, martesat t'i bëjnë me vajza vendase. Së fundmi, duhet përcaktuar se nocioni i martesës dhe familjes, jepet tepër qartë edhe në nenet e kanunit, të cilat janë aktuale edhe në kohët moderne:

"M'u martue do me thanë m'u ba shpi, me ia shtue shpisë një rob ma tepër, sa për krah të punve, sa për të shtuem të fmive."

Shekulli


Ekzistojne ende keto praktika ne Shqiperi, ju si i gjykoni ?

Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Re: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Mon 11 Jul 2011 - 15:19
ka kalua ajo koh kur jan martu shiptart ne baz te kanunit a metvrtet nuk ka qen keq sepse ne at koh nuk ka pas nderje dhe besoj se ne kumun nuk ka shenime se ka pas nje divorc me pelqen kjo martes ne baz te nje foto sepse kan ndiki prindit po dhe po shifet se ende ka ne fshatra ne qytetet te vegjla vajza te moralshme.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Re: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Fri 11 May 2012 - 17:59
Kur eshte e frytshme??Asnjehere....Martesat te kesaj natyre jane kur zakonisht ka kushte ose mundesi te kufizuara njera pale,zakonisht djali,edhe ne ndodh kur jane ne emigrim..Megjithate pa dashur ti hyjme shume thelle ketyre gjerave,por me habit fakti,hajt se keta djem kane kerkesa te tilla,por keto femra ku jetojne??Si mund ta lejojne dicka te tille??Aq me shume habitem edhe nga keta meshkuj,vec duke e pare ne foto e ndjen ate femer,sa te martohesh me te?Sot njerezit duke dashur te njihen edhe pasi njihen e nuk po munden te krijojne dicka te forte,jo me nje njeri nga ''rruga'' e direkt ne shtrat....Sikur ta pyesnim ate djalin,ca te pelqen tek gruaja jote??Jam e sigurte qe do pergjigje,gatuan mir,ben punet e shpise,lan enet,sme thot kurr jo,c'dua me shume nga jeta...
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Re: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Fri 25 May 2012 - 20:51
Mentalitet,..ndryshim,.mundesi,..dije..togfjalesh qe shoqeria duhet ta pervetsoje me gjere,..nejse kertu duhet nje liber psikollogjik e historik per tu pergjigj po bie shkurt,..nganjehere dhe budalliku del mbare,.shyqyr i pasa ece tjetrit,.por si munde te martoshe dike vetem nga nje foto..zot mos na provo duhet me then njeriu..(kjo per femrat qe skane mundesi per te krijuar njohje vete siq jane ne zonat rurale e ku mbuzotron mentalieti i mbyllur,.)...ndersa per djemte qe pranojne martesa te tilla cte thuashe kopuk..shkurt..
Sponsored content

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Re: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi