Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Martesa mes kushërinjve nuk është më tabu Empty Martesa mes kushërinjve nuk është më tabu

Tue 1 May 2012 - 15:01
Sidnei, 30 prill 2012, NOA- Martesa mes kushërinjve është paragjykuar padrejtësisht, u shpreh Alan Bittles, një studiues australian në Universitetin Murdoch i cili në librin e tij të titulluar “Consanguinity in Context” i publikuar në revistën e universitetit Oxford thotë se nuk është e rrezikshme madje do të bënte mirë kjo martesë edhe në ruajtjen e geneve dhe ADN.Sipas Bittles, i cili është duke studiuar këtë çështje prej 35 vjetësh, 10% e popullsisë është e martuar me një kushëri të parë ose të dytë dhe veçanërisht në disa zona të Azisë dhe Lindjes së Mesme përqindja shkon deri në 50%.Rreziku i shfaqjes së sëmundjeve gjenetike është mbivlerësuar shprehet studiuesi.

“Rreziku ekziston por është për disa sëmundje të rralla. Nuk ka rrezik të lartë pasi shkalla e sëmundjes është vetëm në 4% të rasteve nga këto martesa dhe si rrjedhojë e disa sëmundjeve të rralla. 90% e këtyre martesave nuk paraqesin asnjë rrezik”, shprehet Bittles.

Siç raporton noa.al, më tej ai thekson se edhe Charles Darein ishte i martuar me kushërirën Emma dhe se gjyshërit e tij ishin kushërinj të parë, por shton se kjo çështje daton shumë më para.

Pa martesat me lidhje gjaku paraqiten humbje të lidhjeve gjenetike, dhe me anë të kësaj humbje rrezikon edhe ADN-ja, shpjegon studiuesi.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi