Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ka ende disa “tabu” te vogla për femrat Empty Ka ende disa “tabu” te vogla për femrat

Tue 17 Jan 2012 - 19:35
Ende sot e kësaj dite për femrat ka disa “tabu” qe nuk i lenë ato te jetojnë ne paqe. Ja disa prej tyre.Te hash një dreke apo darke vetëm ne restorantSigurisht qe sapo te vije kamerieri do ju pyesë: ” Prisni dike?”, me pas duke shkuar ne kuzhine ai do mendoje shume gjera për ju. Megjithatë ne te gjitha e dimë qe është me mire te drekosh vete sesa ne shoqëri te keqe.T’i thuash partnerit “nuk u kënaqa”Nëse do i thoni partnerit se nuk u kënaqet ne seks do jete një goditje shume e madhe për te. Shume pak femra e thonë këtë, megjithëse është rregulli numër 1 qe marrëdhënia juaj te ece mire.

Te dalësh me një mashkull dhe te paguash ti

Femrat qe ju paguajnë kafet apo drekat një mashkulli ekzistojnë vetëm neper filma. Megjithëse bota po e cen para dhe gjerat kane ndryshuar paksa, përsëri kjo gjë është një “tabu”, për me tepër këtu ku jetojmë. Mashkulli shqiptar do e merrte për ofendim. Megjithatë, nëse duam te jemi te barabarte duhet te ketë barazi për çdo ne çdo fushe te jetës.

Te shohësh filma porno

Është e papranueshme dhe megjithatë...Meshkujt mund te shohin cfare te duan ndërsa femrat..”jooo është turp, e për cfare ju duhen?”.

Te kesh qime

Depilim deri ne maksimum. Kush ka ndonjë qime shihet me sy tjetër: ”Shikoji si i ka qimet ajo”, ”Ua nuk është depiluar, sa turp”...Trikofobia (fobia nga qimet) është një sëmundje e kohës. Dukesh me bukur dhe lëkura është me e bute, por kur mund te depilohesh kur do ti dhe me mënyrën qe do ti.

Te besh dashuri gjate ciklit

Kjo i shokon meshkujt, por ndonjëherë edhe femrat. Ne fakt kjo vjen me tepër si influence e feve.

Ti lesh fëmijët deri vone ne shkolle apo kopesht

Është e patolerueshme. Ju duhet te merreni vetëm me ta dhe nuk duhet te dilni shume për kafe me shoqet. E pse t’i lini ne shkolle te studiojnë? Ju me cfare do merreni? Perse i keni lindur?

Te thuash fjale pak me vulgare gjate seksit

Edhe kjo nuk është shume e pranueshme. Janë meshkujt ata qe duhet t’i thonë dhe jo femrat. Femra duhet te jete elegante, e bute dhe me edukate.

Te mos jesh ne çift, por vetëm

Ne fillim miqtë do ju përkrahin do ju ftojnë te darkoni me ta, por pas pak kohesh do ju lenë vetëm. “Një femër e vetmuar është kërcenim për një çift”.

Pra siç e pate megjithëse bota po ecën para gjithmonë e me shume, ende për femrat ka “tabu”. Disa mund te thonë “Si ka mundësi qe vazhdojnë ende”, e disa te tjera mund te thonë “jo këtu ku jetojmë ne nuk ndodhin këto”.
Megjithatë nëse do shihnit gjithë shoqërinë ku jetoni dhe jo vetëm rrethin tuaj shoqëror do e kuptoni se këto “tabu”, ne mos edhe me tepër, ekzistojnë.
Burimi: Femra.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi