Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Enveri ndërron Jaguarin me një apartament Empty Enveri ndërron Jaguarin me një apartament

Mon 11 Jul 2011 - 20:24
Ëndrra e çdo konkurrenti të edicionit të dytë të “Dancing with the Stars” ishte një veturë sportive Jaguar.Fituesi Petrovci, aktor i mirënjohur, prej javësh është pronar i veturës Jaguar, trofe i këtij spektakli. Ajo që ka mësuar “MAPO” është fakti se për Enverin nuk ka qenë aq shtysë vetura sa thjesht çmimi i parë.Konstatim ky që vjen prej faktit se Enveri nuk ka ndonjë afeksion ndaj kësaj veture sportive.Për këtë arsye, ai ka vendosur ta ndërrojë Jaguarin e tij me një apartament… Eh… Ndodh dhe kështu. Aktori nga Kosova, i cili ka një gjendje të mirë monetare dhe ka në zotërim dy vetura të tjera (sipas burimeve të revistës ZMAPO), nuk është i fiksuar pas veturës së re dhe madje atë e ka nxjerrë në ankand, le të themi…Pas disa bisedave me një biznesmen në Tiranë, Enveri ka vendosur ta ndërrojë Jaguarin me një apartament. Fakti që ai është shpesh e më shpesh në kryeqytetin shqiptar e bën më se të nevojshme që të ketë një banesë në Tiranë.Sipas burimeve të sigurta, bëhet fjalë për një shtëpi në një prej pallateve të ndërtuara së fundmi në dalje të kryeqytetit, në autostradën Durrës-Tiranë. Madje, Enveri ka parë shumë prej apartamenteve dhe mezi ka vendosur për të zgjedhur një prej tyre.Pas përfundimit të spektaklit, Petrovci nuk i është ndarë kryeqytetit shqiptar, madje flitet se ai po përgatitet për një projekt teatror, por ende nuk dihet se kur do të jetë koha që do ta shohim këtë realizim. Gjithsesi, ajo që është e dukshme, mbetet fakti se ai po “zhvendoset” në një farë mënyre në Tiranë, për të nisur një etapë të re të jetës së tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi