Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Zjarri djeg një apartament të Unaza e Re Empty Zjarri djeg një apartament të Unaza e Re

Sat 13 Oct 2012 - 9:52
Zjarri djeg një apartament të Unaza e Re Zjarrfikes

Një zjarr i papritur ka përfshirë një apartament në katin e gjashtë të një pallati tek zona e Unazës së Re në kryeqytet. Mësohet se zjarri ka rënë në momentin kur në apartamentin në të cilën banonte familja e Flora Balës, nuk ndodhej asnjë person dhe kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar repartin e zjarrfikëseve.

Brenda pak minutash kanë shkuar në vendngjarje 5 zjarrfikëse, të cilat punuan për më shumë se 2 orë për shuarjen e flakëve. Sipas tyre ndërhyrja ishte e vështirë, për shkak edhe të lartësisë, ndërkohë që u bë i mundur neutralizimi i flakëve në dy mënyra, duke ndërhyrë nga dera e apartamentit por edhe nga ballkoni.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por mësohet se apartamenti është djegur plotësisht. Ndërkohë 2 fqinjë, njëri prej tyre i paralizuar, janë ndjerë keq nga tymi dhe u është dhënë ndihma e parë dhe gjendja e tyre është stabilizuar plotësisht.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi