- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Historia e dhimbshme: Zjarri i djeg 90% të trupit, mjekët habiten që mbijetoi
Wed 13 Jun 2012 - 22:34
Ishte vetëm 22 muajshe kur zjarri dogji 90% të trupit të saj. Terri Calvesbert, tashmë 15 vjeç tregon për gazetën angleze “The Sun” se gjithcka ndodhi nga pakujdesia e nënës së saj. Julie Minter kishte ndezur një cigare në dhomën e vajzës dhe e kishte harruar ta fikte atë. Pas disa minutash, ajo dëgjoj të qarat e vajzës dhe kur kishte hyrë për ta parë sërish, dhoma ishte e mbushur me flakë dhe tym të zi. Nga frika, Minter nuk kishte hyrë në dhomë për të shpëtuar vogëlushen, por kishte lajmëruar zjarrëfikësit dhe kishte pritur në oborr.
“Ndihem shumë keq për atë që ka ndodhur. Kam një ndjenjë faji që çdo sekondë të jetës sime më gërryen nga brenda. Vajza ime ka vuajtur shumë për fajin tim. Në atë kohë, njerëzit më paragjykuan pasi unë duhet të kisha hyrë vetë në dhomë e ta shpëtoja, por unë u tremba shumë.”
Ajo rrëfen se ky aksident e ka ndarë për 10 vjet nga vajza dhe ka menduar disa herë vetëvrasjen. Gjithashtu nuk ka marrëdhënie të mira me prindërit e saj, të cilët e takojnë rregullisht Terrin.
15 vjeçarja gjatë intervistës tregon: ” Hunda, veshët, flokët dhe duart e mija pësuan djegie të rënda. Babi me ka treguar se kur zjarrëfikësit më gjetën në krevat, fillimisht më morën për një kukull plastike të zezë. Por gjithsesi, mamaja ime nuk duhet të kishte pirë cigare në shtëpi, por nuk është faji i saj”.
Terri qëndroi për 6 muaj në spital dhe u kthye të jetonte me babanë e saj, ndërsa e ëma i humbi kontaktet për plot tetë vjet me të sepse shërbimet sociale nuk ia lejonin takimet edhe për shkak se pak muaj më parë ishte divorcuar nga bashkëshorti. Mjekët janë shprehur se Terri është një nga të paktët persona në botë që i ka mbijetuar një djegieje të tillë./albobserver.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi