Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia e dhimbshme e një vajze: Grevë urie për dashurinë Empty Historia e dhimbshme e një vajze: Grevë urie për dashurinë

Fri 17 Feb 2012 - 0:25
Historia e dhimbshme e një vajze: Grevë urie për dashurinë Kristina-300x209Një 31 vjecare nga Nju Xhersi i SHBA-ve, e quajtur Christina Symanski vendosi që ti jepte fund jetës së saj në mënyrë që i dashuri i saj të vazhdonte jetën e tij, pasi ajo kishte mbetur në karrige me rrota. Historia e ka zanafillën vite më parë kur pas një lidhje të mëparshme të dështuar, ajo u njoh me një djalë, Jimmy Morganti me të cilin kaloi një periudhë magjike. Por më 4 korrik 2005, kur ishte vetëm 24 vjece, gjatë një party ajo vendosi të zhytej në pishinën e shtëpisë ku po zhvillohej festa. Pa ditur thellësinë, vajza u hodh me kokë, por duke qenë se pishina ishte shumë e cekët, ajo pësoi dëmtime të parikuperueshme në shtyllën kurrizore, duke u paralizuar e tëra.
Megjithatë i dashuri i saj, nuk e braktisi, por i qëndroi gjatë gjithë kohës në krah, për gjashtë vitet në vazhdim. Symanski ishte thellësisht i dashuruar me të, por vazhdimisht i lutej për ta lënë të vetme në vuajtjen e saj ndërsa ai nuk pranonte. Më në fund ajo mori një vendim tragjik: E larguar nga Jimmy me preteksin për të qëndruar pranë nënës së saj për disa kohë, Christina dënoi veten duke mos ngrënë.
Zemra e saj pushoi pas dy muajsh, por përpara se të ndërronte jetë ajo la edhe një letër lamtumire: ”Nuk mund ta përballoj dot më këtë situatë. E di që nuk kam më asnjë shpresë që të ec dhe vetëm përkeqësohem. Duhet të jetoj me ilaçe dhe s’mund të bëj asgjë pa ndihmën e të tjerëve. Ky është një ferr, të cilin nuk duhet ta ndaj me asnjeri. Jimmy duhet të shkëputet dhe të bëjë jetën e tij, edhe nëse kjo do të kërkojë që unë t’i jap fund jetës sime”.Historia e dhimbshme e një vajze: Grevë urie për dashurinë Kristina1-300x225
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi