Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ami Ne Pritje Te Djalit: Pas Lindjes, Ne ‘Greve Urie’ Empty Ami Ne Pritje Te Djalit: Pas Lindjes, Ne ‘Greve Urie’

Sat 20 Jul 2013 - 15:31
Ami Ne Pritje Te Djalit: Pas Lindjes, Ne ‘Greve Urie’ Ami1Në dallim nga të gjitha intervistat e deritan ishme, ajo sot nuk do të flasë për karrierën në televizion, e as për biznesin e nuseve… Përkundrazi, do të vijë më bukur. Plot emocione, përjetime e buzëqeshje. Ka një botë të re për të dhuruar, më të bukurën e çdo femre. Është momenti kur femra ngjiz një univers të ri, një botë të dlirë, atë ku nuk ka gabime, as dhunë, as urrejtje…


Është e qara më e bukur që dëgjojmë në këtë jetë… Ajo e qarë që na bën të buzëqeshim, të dashurojmë më fort. Është zëri që rritet brenda çdo femre, e që e bën atë të jetë në të njëjtin panteon me hyjneshat e bukura të Olimpit të lashtë. Ami pret të bëhet nënë! Po si ndihet ajo, dyzimi që ka për zgjedhjen e emrit të djalit, përgatitjet dhe gjithçka tjetër rreth të voglit, zbulohet përmes këtij rrëfimi të veçantë…

Ami, në pritje të statusit të ri jetësor duket sikur je tërhequr pak nga jeta sociale… Pse kjo zgjedhje dhe cilat janë përjetimet që po të shoqërojnë?



Është një përjetim unik, që e kuptojnë vetëm ato femra që e kalojnë përmes trupit të tyre, me fjalë zor se shpjegohet. Kjo periudhë është siç e kisha planifikuar dhe dëshiruar: dedikuar plotësisht ndaj dëshirave, tekave të mendjes dhe trupit tim. Pa bërë bujë për këtë që po më ndodh, pa hedhur foto në rrjetet sociale, e të tjera si këto, sepse e konsideroj tepër personale. Kam vendet e mia, të cilat i frekuentoj më së tepërmi këtë periudhë. Pastaj shkëputja e përkohshme është diçka e mirë për çdo artist. Madje shumë festa apo ftesa të ndryshme edhe i kam shmangur.bota-shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi