“Atlantis” mbërrin në ISS
Mon 11 Jul 2011 - 21:37
“Atlantis”, anija hapsinore amerikane e nisur ditën e premte për të kryer misionin e saj të fundit, mbërriti me sukes në stacioni hapsinor ndërkombëtar.
Në bord të “Atlantis” ndodhen katër astronaut, mes të cilëve edhe një femër. Anija transportoi drejt stacionit hapsinor rreth 3 ton ushqime e furnizime të nevojshme.
“Atlantis” do të qendrojë për të paktën një javë në ISS (International Space Station) e më pas do të rikthehet në tokë, për t’u “kycur” më në muze bashkë me anijet e tjera të NASA-s.
Ky vendim lë Shtetet e Bashkuara praktikisht pa anije kozmike. NASA i është përkushtuar një programi bashkë me disa kompani të tjera amerikane për zhvillimin e mjeteve fluturuese të afta të eksplorojnë më në thellësi hapësirën dhe të zëvendësojnë anijet kozmike.
Por deri atëherë, NASA do të përdorë anijet kozmike ruse, europiane dhe japoneze për misionet e saj.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi